Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e tifozëve të boksit gjatë përballjes mes Deontay Wilder dhe Derek Chisora, ku amerikani u pa duke i kërkuar falje rivalit të tij pak çaste para se ta rrëzonte në ring.
Në eventin kryesor të zhvilluar në O2 Arena në Londër, Wilder arriti një fitore dramatike ndaj britanikut, në një ndeshje të cilësuar si një nga më spektakolaret e kohëve të fundit. Megjithatë, ajo që u bë virale në rrjetet sociale ishte një moment gjatë duelit, ku Wilder duket se i thotë Chisorës: “Më fal, të dua”, përpara se të lëshonte një seri goditjesh që e nxorën kundërshtarin jashtë litarëve të ringut.
Nga ana e tij, Chisora pretendoi se incidenti lidhej edhe me gjendjen e ringut, duke theksuar se litarët ishin të lirshëm. “Shkova te litarët, ai ra mbi mua, arbitri tha ndal. Pastaj kalova përmes litarëve dhe filluan numërimin. Nuk e kuptoj pse u konsiderua kështu”, u shpreh ai.
Pas ndeshjes, Wilder deklaroi se kishte treguar kujdes në momentet vendimtare, duke theksuar rreziqet e sportit. “Janë humbur shumë jetë në këtë ring. Askush nuk kujdeset për ne. Boksierët duhet të kujdesen për njëri-tjetrin. Nuk doja ta godisja shumë fort”, tha ai për DAZN.
Pavarësisht rivalitetit në ring, dy sportistët u panë më pas së bashku në dhomën e zhveshjes së Wilder, duke ndarë ushqim në një atmosferë miqësore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)