Një paraqitje e shkëlqyer e Ardian Ismajlit i ka dhënë Torinos një fitore të rëndësishme në transfertë, duke e nxjerrë skuadrën nga momenti i vështirë.
Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ishte protagonist në suksesin 0-1 ndaj Pizës, duke u vlerësuar edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes për performancën e tij solide në prapavijë.
Pas përfundimit të sfidës, Ismajli u shpreh i kënaqur për çmimin individual, por theksoi se më e rëndësishme ishte fitorja e ekipit. “Jam i lumtur për çmimin, por gjëja më e rëndësishme ishte të merrnim tre pikët në shtëpi. Dhe e meritonim. Për Pizën, ishte ndeshja e fundit ku ata mund të kishin bërë një hap përpara, por ne luajtëm mirë. Tani mund të flemë të qetë. Nuk e meritonim këtë krizë, por që nga ardhja e D’Averses, kemi ndryshuar”, deklaroi ai për mediat italiane.
Kjo fitore i jep frymëmarrje Torinos, ndërsa forma e Ismajlit konfirmon rolin e tij gjithnjë e më të rëndësishëm në skuadër.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)