Amerikanët me ‘mision’ në Budapest, JD Vance mbështet Orbanin para zgjedhjeve dhe sulmon Brukselin
JD Vance vlerësoi shumë Hungarinë dhe kryeministrin e saj, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke konfirmuar mbështetjen e fushatës së udhëheqësit nacionalist në një kohë kur shumë sondazhe parashikojnë se ai mund të humbasë zgjedhjet.
Zv/Presidenti i SHBA-ve, JD Vance vizitoi sot Budapestin për t’i dhënë përkrahjen e tij mikut Viktor Orban për zgjedhjet parlamentare. Ai vlerësoi shumë Hungarinë dhe kryeministrin e saj, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke konfirmuar mbështetjen e fushatës së udhëheqësit nacionalist në një kohë kur shumë sondazhe parashikojnë se ai mund të humbasë zgjedhjet.
Orban, kryeministri euroskeptik në pushtet që nga viti 2010, përballet me betejën më të vështirë të rizgjedhjes në karrierën e tij. Sondazhet tregojnë se partia e tij Fidesz mund të humbasë në zgjedhjet e së dielës ndaj partisë Tisza, të udhëhequr nga ish-kolegu i Orbanit.
Foto: AP/Denes Erdos
Orban e hapi konferencën për shtyp me JD Vance, duke kujtuar se hera e fundit kur një zëvendëspresident i SHBA-së vizitoi Hungarinë ishte 35 vjet më parë.
“Zgjedhja e Presidentit Trump shënoi një epokë të artë në marrëdhëniet tona. Viti 2025 ishte një vit rekord në bashkëpunimin ekonomik. Viti 2026 është gjithashtu dinamik, me një rritje prej 50 përqind të tregtisë, dhe gjashtë kompani amerikane njoftuan investime në Hungari vetëm në mars. Sot, ne kemi forcuar bashkëpunimin tonë strategjik në industrinë e hapësirës ajrore dhe të mbrojtjes", tha Orban.
Vizita e Vance, e planifikuar vetëm disa ditë para votimit, nënvizon rëndësinë që lëvizja MAGA e Presidentit Donald Trump i jep Orbanit që të qëndrojë në pushtet. Trump më parë e ka mbështetur personalisht 62-vjeçarin Orban, duke e përshkruar atë si "një udhëheqës vërtet të fortë".
“Marrëdhënia dhe miqësia midis Hungarisë dhe Shteteve të Bashkuara janë shumë të rëndësishme për ne”, tha Vance përpara bisedimeve të tij me Orban.
"Pjesërisht sepse e duam popullin hungarez dhe këtë komb dhe kulturë të jashtëzakonshme, por edhe sepse presidenti ju vlerëson, ashtu si unë, sepse ju jeni një faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm në atë që e ka bërë Evropën të fortë dhe të begatë", tha ai.
Vance theksoi se Viktor Orban është udhëheqësi më i rëndësishëm në Evropë kur bëhet fjalë për sigurinë dhe pavarësinë energjetike. "Disa udhëheqës flasin për krizën energjetike sikur nuk duhet të bëjnë gjë tjetër veçse të vazhdojnë politikat e Viktor Orban", tha Vance.
Foto: AP/Denes Erdos
Numri dy i Shtëpisë së Bardhë nga Budpaesti akuzoi ata që i quajti burokratët në Bruksel se po përpiqen të shkatërrojnë ekonominë e Hungarisë dhe ta bëjnë atë më pak të pavarur nga ana energjetike. Ai tha gjithashtu se sasia e ndërhyrjes nga burokracia në Bruksel është "vërtet e turpshme".
“Pyetja nuk është se kush është pro-evropian apo pro-amerikan, por kush qëndron me popullin hungarez. Dhe ky është Viktor Orban. Ky lloj lidershipi është ajo që nevojitet”, përfundoi Vance.
Rivali i Orbanit, shkroi në prag të mbërritjes së Vance në platformën X se historia hungareze "nuk është shkruar në Uashington, Moskë apo Bruksel", por në "rrugët dhe sheshet hungareze".
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron me pensionistët për bonuset. Sipas tij kjo është shtresa që goditet më rëndë nga rritja e çmimeve.
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish poshtë zërat për bllokim të negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë prezantimit të portalit për punësimin në sektorin publik, Rama tha se jemi në proces testimi të vazhdueshëm dhe se negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë.
Një gjykatë e shkallës së parë në shtator e shpalli politikanin e krahut të djathtë, i cili ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012, fajtor për përpjekjen për të siguruar fonde nga Libia e Muammar Gaddafit për fushatën që e çoi në zgjedhjen e tij dhe e dënoi me pesë vjet burg.
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se klientët shqiptarë në zonat kufitare furnizohen çdo ditë me 300 deri në 500 ton naftë në vendet fqinje.
Klasa më e madhe e fregatave në botë do të ndërtohet në Gjermani, me fregatën e parë të klasit F126, "Niedersachsen". Projekti, i konsideruar fillimisht si projekti më i madh i prokurimit të marinës, është tashmë shumë prapa afatit me një vonesë të mundshme prej katër vitesh.
Donald Trump tha të hënën, në një konferencë të gjerë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, se pilotët përdorën një pajisje të sofistikuar portative të tipit pager për të njoftuar forcat amerikane dhe për të transmetuar koordinatat e tyre gjatë operacionit të shpëtimit.
Fitimet e Rusisë nga eksportet e naftës, gazit dhe plehrave arrijnë në më shumë se 10 miliardë euro në muaj, sipas përllogaritjeve nga Dhoma e Tregtisë. “Rusia është përfituesja e madhe e luftës së re në Lindjen e Mesme”, tha për DPA-në Matthias Sepp, presidenti i dhomës.
Shtëpia e Bardhë mohoi kategorikisht zërat se SHBA mund të përdorë armë bërthamore në Iran, kur ultimatumi i Trump për hapjen e Hormuzit të përfundojë.
“Ne do t'i dyfishojmë të gjitha sulmet me lançues të rinj për raketat balistike Fatah dhe më gjerë”, tha në një deklaratë Majid Mousavi, komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare.
Komente (0)