10 miliardë euro në muaj, Putin “fërkon” duart! Si po fiton Rusia nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit?
Fitimet e Rusisë nga eksportet e naftës, gazit dhe plehrave arrijnë në më shumë se 10 miliardë euro në muaj, sipas përllogaritjeve nga Dhoma e Tregtisë. “Rusia është përfituesja e madhe e luftës së re në Lindjen e Mesme”, tha për DPA-në Matthias Sepp, presidenti i dhomës.
Dhoma e Tregtisë gjermano-ruse tha të martën se Moska po fiton miliarda dollarë të ardhura nga eksportet e mallrave të saj për shkak të bllokadës së Ngushticës së Hormuzit.
Fitimet e Rusisë nga eksportet e naftës, gazit dhe plehrave arrijnë në më shumë se 10 miliardë euro në muaj, sipas përllogaritjeve nga Dhoma e Tregtisë. “Rusia është përfituesja e madhe e luftës së re në Lindjen e Mesme”, tha për DPA-në Matthias Sepp, presidenti i dhomës.
Rusia po përfiton nga çmimet më të larta globale të mallrave sepse përdor rrugë të tjera eksporti. “Kjo situatë mund t'i sjellë Rusisë të ardhura të papritura me përmasa historike”, tha Sepp nga Moska.
Me çmimet e naftës që kanë arritur rreth 100 dollarë për fuçi, Rusia mund të presë një rritje vjetore prej 71.8 miliardë dollarësh krahasuar me planin e buxhetit.
Çmimi i naftës së papërpunuar Brent për dorëzim në qershor u rrit në më shumë se 111 dollarë për fuçi në fillim të javës dhe kjo është pothuajse 40 dollarë më shumë se nivelet e para luftës.
Kriza aktuale e naftës dhe gazit e shkaktuar nga bllokada e Ngushticës së Hormuzit është "më serioze se ato të viteve 1973, 1979 dhe 2002 së bashku", tha Fatih Birol, kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (IEA), për francezen "Le Figaro."
Donald Trump tha në një postim në mediat sociale se e marta, "do të jetë dita e Termocentralit dhe dita e urës, të gjitha të mbështjella në një, në Iran”, duke paralajmëruar një sulm masiv mbi infrastrukturën kritike të Republikës Islamike, pasi po skadon afati prej 48 orësh që SHBA ka vendosur.
Rritja e tensioneve në Lindjen e Mesme dhe pasiguritë mbi furnizimin global me energji kanë rikthyer frikën për një tjetër krizë të çmimeve të naftës, me disa parashikime që flasin për nivele rekord deri në 200 dollarë për fuçi.
Buxheti rus varet shumë nga shitjet e naftës dhe gazit, dhe çmimi aktual i buxhetit është 59 dollarë për fuçi, por para luftës në Iran, buxheti rus kishte deficit sepse çmimet e naftës ishin nën nivelin e parashikuar.
“Në nivelet aktuale të çmimeve, Moska mund të fitojë rreth 50 miliardë dollarë të ardhura shtesë në vit vetëm nga nafta dhe gazi”, sipas Dhomës së Përfaqësuesve.
Rusia, e cila gjithashtu shpreson të shohë heqjen e sanksioneve perëndimore, po përdor të ardhurat nga shitjet e mallrave për të financuar luftën e saj në Ukrainë.
Disa në Moskë shpresojnë që çmimi i naftës të arrijë madje deri në 200 dollarë për fuçi. Sipas Dhomës së Tregtisë, kjo do të gjeneronte 350.4 miliardë dollarë, 247 miliardë dollarë më shumë se sa ishte parashikuar në buxhet.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se po mashtron me pensionistët për bonuset. Sipas tij kjo është shtresa që goditet më rëndë nga rritja e çmimeve.
Kryeministri Edi Rama ka hedhur sërish poshtë zërat për bllokim të negociatave me Bashkimin Europian. Gjatë prezantimit të portalit për punësimin në sektorin publik, Rama tha se jemi në proces testimi të vazhdueshëm dhe se negociatat nuk janë shëtitje në lëndinë.
Një gjykatë e shkallës së parë në shtator e shpalli politikanin e krahut të djathtë, i cili ishte president nga viti 2007 deri në vitin 2012, fajtor për përpjekjen për të siguruar fonde nga Libia e Muammar Gaddafit për fushatën që e çoi në zgjedhjen e tij dhe e dënoi me pesë vjet burg.
Shoqata e Shoqërive të Hidrokarbureve vlerëson se klientët shqiptarë në zonat kufitare furnizohen çdo ditë me 300 deri në 500 ton naftë në vendet fqinje.
Klasa më e madhe e fregatave në botë do të ndërtohet në Gjermani, me fregatën e parë të klasit F126, "Niedersachsen". Projekti, i konsideruar fillimisht si projekti më i madh i prokurimit të marinës, është tashmë shumë prapa afatit me një vonesë të mundshme prej katër vitesh.
JD Vance vlerësoi shumë Hungarinë dhe kryeministrin e saj, vetëm disa ditë para zgjedhjeve, duke konfirmuar mbështetjen e fushatës së udhëheqësit nacionalist në një kohë kur shumë sondazhe parashikojnë se ai mund të humbasë zgjedhjet.
Donald Trump tha të hënën, në një konferencë të gjerë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, se pilotët përdorën një pajisje të sofistikuar portative të tipit pager për të njoftuar forcat amerikane dhe për të transmetuar koordinatat e tyre gjatë operacionit të shpëtimit.
Shtëpia e Bardhë mohoi kategorikisht zërat se SHBA mund të përdorë armë bërthamore në Iran, kur ultimatumi i Trump për hapjen e Hormuzit të përfundojë.
“Ne do t'i dyfishojmë të gjitha sulmet me lançues të rinj për raketat balistike Fatah dhe më gjerë”, tha në një deklaratë Majid Mousavi, komandanti i Forcës Hapësinore të Gardës Revolucionare.
Komente (0)