Shtëpia e Bardhë ka dalë me një deklaratë të menjëhershme duke mohuar zërat se administrata Trump është duke marrë në konsideratë përdorimin e armëve bërthamore në Iran.
Reagimi i Shtëpisë së Bardhë vjen pas interpretimit që disa media iu bënë komenteve të zv.presidentit J.D. Vance në Hungari.
Zëvendëspresidenti tha më herët se ishte "i bindur se SHBA do të marrin një përgjigje, pozitive ose negative, deri në orën 8:00 të mbrëmjes së sotme", kur skadon ultimatumi.
"Shpresoj të marrim përgjigjen e duhur sepse ajo që duam vërtet është një botë ku nafta rrjedh lirshëm dhe kjo nuk mund të ndodhë nëse Irani angazhohet në akte terrorizmi ekonomik. Duhet ta dini se kemi mjete që ende nuk kemi vendosur t'i përdorim dhe që presidenti mund dhe do të vendosë t'i përdorë nëse Irani nuk ndryshon sjelljen e tij", shtoi Vance.
Këto fjalë janë interpretuar si një kërcënim për përdorim të mundshëm të armëve bërthamore.
"Fjalë për fjalë asgjë nga ato që tha presidenti nuk nënkupton" armë bërthamore, "ju kllounë", tha Shtëpia e Bardhë nëpërmjet llogarisë së saj RapidResponse 47.
Ndërkohë, Irani duket se ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të kundërshtuar kërcënimet e Trump, duke krijuar zinxhirë njerëzorë në termocentrale dhe objektet kyçe të infrastrukturës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)