Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së martës në Fano të Italisë, ku një i ri 20-vjeçar ka plagosur me thikë prindërit dhe vëllanë e tij 16-vjeçar brenda banesës.
Sipas informacioneve paraprake, familja është me origjinë nga Bangladeshi. Të tre të plagosurit, babai 46 vjeç, nëna 43 vjeçe dhe vëllai i mitur janë transportuar me urgjencë në spitalin e Ancona.
Gjendja e babait raportohet të jetë më e rëndë, pasi ndodhet në terapi intensive.
I riu është ndaluar nga policia dhe është shoqëruar në komisariat, ku akuzohet për tentativë të trefishtë vrasjeje. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe motivet e ngjarjes.
Sipas hetimeve, ngjarja ka ndodhur në banesën dykatëshe të familjes, në një zonë pranë stacionit të trenit në qytet. Dyshohet se fillimisht ka shpërthyer një konflikt mes dy vëllezërve, i cili më pas ka degjeneruar në dhunë.
Ndërhyrja e prindërve për të qetësuar situatën thuhet se ka përshkallëzuar më tej agresivitetin e 20-vjeçarit.
Ngjarja ka tronditur opinionin publik lokal, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht shkaqet që çuan në këtë akt të rëndë dhune brenda familjes.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)