SHBA shpëton njërin prej pilotëve të F-15E në Iran, vazhdon kërkimi për pilotin tjetër

Një aeroplan luftarak F-15E Strike Eagle i forcave ajrore amerikane është rrëzuar këtë të premte në territorin e Iranit, gjatë konfliktit që vijon prej disa javësh.

03.04.2026. 20:31

SHBA shpëton njërin prej pilotëve të F-15E në Iran, vazhdon kërkimi për pilotin tjetër

Një aeroplan luftarak F-15E Strike Eagle i forcave ajrore amerikane është rrëzuar këtë të premte në territorin e Iranit, gjatë konfliktit që vijon prej disa javësh. Lajmi u raportua fillimisht nga mediat amerikane.

Më pas, konfirmimi zyrtar u dha edhe nga Pentagoni. Sipas burimeve të SHBA-ve dhe mediave amerikane nga “NewsMax” te “CNN”, njëri prej dy anëtarëve të ekuipazhit është shpëtuar nga forcat amerikane dhe ndodhet nën kujdes mjekësor. Ndërkohë, vazhdon kërkimi për pilotin e dytë.

Aeroplani, i cili zakonisht drejtohet nga një pilot dhe ka në bord një oficer të sistemit të armatimit, u rrëzua gjatë operacioneve në jugperëndim të Iranit. Sidoqoftë, momenti i saktë i incidentit dhe arsyet e rrëzimit nuk janë konfirmuar ende zyrtarisht. Ende nuk dihet nëse avionic u godit nga ushtria iraniane apo ra për shkak të një defekti mekanik.

Autoritetet iraniane, përmes mediave shtetërore, kanë nxjerrë video dhe foto të fragmenteve të avionit, duke i atribuar rrëzimin sistemeve të tyre të mbrojtjes kundërajrore. Në disa zona lokale, raportohet se janë ofruar shpërblime për qytetarët që ndihmojnë në gjetjen e pilotit.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)