Rrëzohet avioni i dytë amerikan: Dy pilotë janë shpëtuar, njëri dyshohet se mund të jetë kapur nga Irani

Avioni tjetër luftarak është rrëzuar në Ngushticën e Hormuzit. Operacionet e shpëtimit në Lindjen e Mesme nga ushtria amerikane, goditet edhe një helikopter.

03.04.2026. 21:28

Rrëzohet avioni i dytë amerikan: Dy pilotë janë shpëtuar, njëri dyshohet se mund të jetë kapur nga Irani

Zhvillime dramatike në rajonin e Gjirit Persik, ku gjatë kësaj të premteje u raportua se janë rrëzuar dy avionë të Forcave Ajrore të SHBA-së. Sipas Neë York Times, një avion luftarak A-10 Ëarthog ka rënë pranë Ngushticës së Hormuzit, ndërsa më parë avioni F-15E ishte goditur mbi territorin e Iranit. Të dy avionët kishin ekuipazhe me dy persona.

Zyrtarët amerikanë konfirmuan se njëri nga pilotët është shpëtuar, ndërsa raportime jozyrtare nga agjencia iraniane “NourNeës”, e lidhur me regjimin e Teheranit, sugjeronin se piloti tjetër mund të ketë rënë në duart e forcave të Gardës Revolucionare Islamike. Autoritetet iraniane ende nuk kanë bërë asnjë konfirmim.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, në provincat Kohgiluyeh dhe Boyer-Ahmad, banorët lokalë janë mobilizuar. Ndërkohë, tributë e këtyre zonave kanë nisur patrullime dhe kërkime në male dhe fusha për të monitoruar situatën dhe për të qenë gati për një përballje të mundshme me trupat amerikane.

Gjithashtu, mediat e mëdha po raportojnë për goditjen edhe të një helikopteri amerikan, por rrethanat janë ende të paqarta. Ndërkohë, operacionet e kërkimit dhe shpëtimit nga ana e forcave amerikane vazhdojnë, ndërsa fatin e pilotit të dytë ende nuk ka konfirmim zyrtar.

Sipas televizionit iranian, shumë njerëz kanë shkuar me makina në zonën ku ra avioni i parë. Forcat e armatosura iraniane i kanë kërkuar popullsisë që të njoftojnë menjëherë sapo ta pikasin pilotin, ndërsa një prej direktivave ishte “të mos lejohet askush që ta keqtrajtojë pilotin”.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)