Zmbrapset Trump, njofton armëpushim me Iranin, Mojtaba Khamenei jep po ashtu bekimin

Presidenti Trump ka njoftuar nisjen e një armëpushimi me Iranin për një periudhë dy-javore pas konsultimeve me Pakistanin.

Burimi: BBC

08.04.2026. 00:45

Zmbrapset Trump, njofton armëpushim me Iranin, Mojtaba Khamenei jep po ashtu bekimin

Presidenti Donald Trump ka njoftuar në minutat e fundit se pas diskutimeve me udhëheqjen e Pakistanit do të ketë një armëpushim midis SHBA-së dhe Iranit nëse Irani pranon të lejojë trafikun përmes Ngushticës së Hormuzit.

“Bazuar në bisedat me Kryeministrin Shehbaz Sharif dhe  Asim Munir të Pakistanit, dhe ku ata kërkuan që unë të pezulloj forcën shkatërruese që do të dërgohet sonte në Iran, dhe me kusht që Republika Islamike e Iranit të bjerë dakord për HAPJEN E PLOTË, TË MENJËHERSHME dhe TË SIGURTË të Ngushticës së Hormuzit, unë pajtohem të pezulloj bombardimet dhe sulmet ndaj Iranit për një periudhë prej dy javësh", tha Trump.

Lideri i Shtëpisë së Bardhë shton se SHBA mori një propozim me 10 pika nga Irani dhe beson se është një bazë e realizueshme mbi të cilën mund të negociohet.

Ai vazhdon: "Pothuajse të gjitha pikat e ndryshme të mosmarrëveshjeve të kaluara janë rënë dakord midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, por një periudhë dyjavore do të lejojë që Marrëveshja të finalizohet dhe të konsumohet.

"Në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si President, dhe gjithashtu duke përfaqësuar vendet e Lindjes së Mesme, është një nder që ky problem afatgjatë është afër zgjidhjes"

"Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje!", përfundoi Trump.

Po ashtu mësohet se këtij armëpushimi do t'i bashkohet menjëherë edhe Izraeli.

Ndërkohë, gazeta New York Times raporton se Irani ka pranuar propozimin dyjavor të Pakistanit për armëpushim pas përpjekjeve të furishme diplomatike.

Gazeta citon zyrtarë iranianë të kenë thënë se armëpushimi u miratua nga udhëheqësi i ri suprem, Ajatollah Mojtaba Khamenei.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)