Bedri Hamza po zhvillon një vizitë të rëndësishme zyrtare në SHBA, ku është pritur në nivelet më të larta të administratës amerikane, duke përcjellë mesazhin se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj aleancës strategjike me Uashingtonin.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë qëndrimit të tij në Washington, ka zhvilluar takime të veçanta me zyrtarë të rëndësishëm amerikanë. Ai është pritur nga Charles McLaughlin, Ndihmës Special i Presidentit Donald Trump dhe Drejtor i Lartë për Evropën dhe Rusinë në Shtëpinë e Bardhë, si edhe nga Mark Fleming, Drejtor i Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit.
Diskutimet janë përqendruar te zhvillimet politike dhe ekonomike në Kosovë, si dhe rëndësia që institucionet kosovare të forcojnë më tej partneritetin me SHBA-në. Hamza ka theksuar se interesi shtetëror dhe stabiliteti afatgjatë mbeten prioritet i PDK-së, me fokus te rritja ekonomike dhe rikthimi i besimit te partnerët ndërkombëtarë.
“Kosova është e bekuar me mbështetjen e Amerikës, një ndihmë jetike në rrugën drejt NATO-s dhe BE-së”, ka deklaruar ai gjatë vizitës.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)