Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik në Berat, ku një 39-vjeçar është lënë në burg pas akuzave për abuzim seksual ndaj një të miture në familje.
Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për shtetasin Sabri Likaj, i cili akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me mbesën e tij 15-vjeçare. Vendimi u mor nga gjyqtari Ervis Koxhaj, pas shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës dhe deklarimeve të të pandehurit.
Sipas burimeve, 39-vjeçari ka mohuar akuzat, duke pretenduar se nuk ka pasur asnjë kontakt të papërshtatshëm me të miturën dhe se gjithçka është sajuar nga kunata, për shkak të një konflikti familjar për pronën.
Likaj u arrestua tre ditë më parë, pas kallëzimit të bërë nga 15-vjeçarja dhe nëna e saj në Drejtorinë Vendore të Policisë Berat. Ai akuzohet për veprën penale “Përfshirja në marrëdhënie seksuale me të mitur”.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)