Vinicius nuk mjafton për Realin, Barcelona më pranë titullit
Barazim 1-1 në fushën e Betis. Nëse fitojnë ndaj Getafe, katalanasit kanë mundësinë të shkëputen në 11 pikë në renditje, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit.
Real Madrid ka humbur një tjetër mundësi për të mbajtur gjallë garën për titull në La Liga, duke u ndalur në barazim 1-1 në stadiumin “La Cartuja” në Sevilla. “Los Blancos” nuk arritën të ruajnë deri në fund avantazhin e golit të Vinicius, pasi Betis gjeti rrjetën në minutat shtesë me Hector Bellerin.
Skuadra e drejtuar nga Arbeloa e nisi më mirë takimin dhe pas çerek ore loje Valverde lëshoi një goditje të fuqishme që u ndal nga portieri Valles. Në rikthim të topit, Vinicius përfitoi dhe realizoi golin e avantazhit për madrilenët.
Pas pësimit të golit, Betis reagoi gradualisht dhe pas minutës së 30-të rriti ndjeshëm presionin. Vetëm ndërhyrjet vendimtare të portierit Lunin bënë që Reali të shkonte në pushimin mes pjesëve në epërsi minimale.
Pjesa e dytë u karakterizua nga ritëm i lartë dhe hapësira të shumta në fushë, me të dy skuadrat që kërkuan golin. Real Madridi pati raste për ta mbyllur sfidën, por Betis nuk u dorëzua dhe në sulmin e fundit të ndeshjes përfitoi nga një gabim i Mendy, duke barazuar me Bellerin.
Pas këtij rezultati, Real Madridi mbetet 8 pikë pas Barcelonës në renditje. Katalanasit, që luajnë ndaj Getafes, kanë mundësinë të shkëputen në 11 pikë, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake po ndryshojnë mënyrën se si përballen kërcënimet ajrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara po testojnë një sistem të ri të quajtur “Leónidas”, i cili përdor impulsi elektromagnetike për të neutralizuar dronët.
Media greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
Protagonist absolut i takimit ishte portieri Dani Cárdenas, i cili jo vetëm që shpëtoi skuadrën në fushë, por edhe ndërhyri për të rregulluar vetë portën para nisjes së pjesës së dytë.
Në ndeshjen vendimtare për medaljen e artë, ai do të përballet me Bashir Magomedov, në një duel që pritet me interes të madh dhe që do të zhvillohet të shtunën.
Tensionet mes tyre kishin nisur prej kohësh, por situata u rëndua veçanërisht pas merkatos së janarit, ku mosmarrëveshjet për menaxhimin e ekipit dhe çështje të tjera brenda klubit krijuan përplasje të vazhdueshme.
Guardiola ka edhe një vit kontratë me Manchester City-n, por në Spanjë po qarkullojnë lajme se 55-vjeçari po shqyrton një lëvizje që e çon në Itali, aty ku do t’i besohet drejtimi i ekipit kombëtar.
Pista në anën aziatike të Stambollit është e aksesueshme për pilotët dhe tifozët, por për herë të fundit ka pritur një garë të Formula 1 në vitin 2021 si zëvendësim gjatë pandemisë COVID-19.
Nuk ka kufij për çmimet në tregun sekondar të biletave, por FIFA përfiton komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi, që do të thotë se për këto bileta komisioni është rreth 690 mijë dollarë.
Sipas ministrit, në disa raste shpërblimet mund të rriten ndjeshëm në varësi të suksesit sportiv, duke synuar një sistem më të diferencuar dhe më motivues për atletët shqiptarë.
Komente (0)