Një apartament në lagjen 10 të qytetit të Korçës është përfshirë nga zjarri gjatë orëve të mëngjesit të kësaj të shtune, duke shkaktuar shqetësim te banorët e zonës. Sipas të dhënave të para, dyshohet se flakët kanë nisur si pasojë e një defekti elektrik në një kondicioner, çka ka bërë që zjarri të përhapet shpejt në ambientet e banesës.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet zjarrfikëse me dy mjete, të cilat kanë ndërhyrë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, duke parandaluar përhapjen e tyre në banesat përreth. Familjarët që ndodheshin në apartament kanë arritur të dalin në kohë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.
Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndërkohë, policia ka rrethuar zonën dhe ka nisur verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e ngjarjes. Flakët janë shuar plotësisht dhe situata është normalizuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)