“E para është shtëpia”, këngëtari italian bën 42 km në këmbë për t’i dhënë nënës albumin

Ndryshe nga strategjitë moderne të marketingut të bazuara në rrjetet sociale dhe publikimet e shpejta, këngëtari zgjodhi të “ngadalësojë” dhe ta ndajë këtë rrugëtim në kohë reale me fansat.

Burimi: Tgcom

03.04.2026. 07:44

“E para është shtëpia”, këngëtari italian bën 42 km në këmbë për t’i dhënë nënës albumin

Një zgjedhje e pazakontë dhe thellësisht personale ka shoqëruar publikimin e albumit të ri të Blanco. Artisti italian vendosi të përshkojë në këmbë 42 kilometra, nga Cisano deri në Calvagese della Riviera, me një qëllim simbolik, t’ia dorëzojë personalisht diskun e ri nënës së tij.

Ky udhëtim, që zgjati rreth 8 orë përgjatë brigjeve të liqenit Garda, nuk ishte një fushatë promocionale e zakonshme, por një akt emocional dhe reflektues.

Vetë Blanco e përshkroi si një rikthim në rrënjë dhe një premtim të mbajtur. Albumi “Ma’” nis dhe përfundon te figura e nënës, e cila ka qenë frymëzimi kryesor i këtij projekti.

Ndryshe nga strategjitë moderne të marketingut të bazuara në rrjetet sociale dhe publikimet e shpejta, këngëtari zgjodhi të “ngadalësojë” dhe ta ndajë këtë rrugëtim në kohë reale me fansat përmes transmetimit live.

Ky veprim e ktheu iniciativën në një përvojë kolektive, ku ndjekësit mund ta shoqëronin fizikisht ose virtualisht gjatë rrugës.

Albumi i ri përfaqëson një fazë më të pjekur artistike për Blancon, duke sjellë 15 këngë dhe bashkëpunime me artistë të njohur. Megjithatë, gjesti përfundimtar, dorëzimi i albumit tek nëna, mbetet simboli më i fortë i këtij projekti, një akt dashurie që vjen para suksesit, klasifikimeve dhe publikut.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)