Këngëtarja shqiptaro-britanike me fame ndërkombëtare, Dua Lipa i është bashkuar kastit të filmit të ri “Peaked”, xhirimet e të cilit janë planifikuar të fillojnë muajin tjetër.
Ylli i pop-it, njëherësh fituese e çmimit Grammy, i bashkohet prodhuesve të rinjë të filmave, kompanisë A24, me regji nga Molly Gordon, e cila gjithashtu bashkë-shkroi skenarin me Ali Levitan.
Narrativa e filmit përqendrohet në dy gra të cilat, gjatë viteve të shkollës, kishin fituar një reputacion negativ midis shoqeve të klasës dhe përpiqen të ringjallin periudhën e tyre të popullaritetit në një ribashkim dhjetë vjet pas diplomimit.
Në kastin e aktorëve përfshihen edhe Emma Mackie, Connor Story, Gabby Windey, Laura Dern, Simone Ashley, Levon Hawke, Amy Sedaris, Alex Konsani dhe Emile Wakeim.
A24 po financon dhe bashkëprodhon projektin, në bashkëpunim me Gordon, David Hinojosa dhe Zach Nutman, ndërsa Levitan do të shërbejë si producent ekzekutiv.
Dua Lipa ka pasur një karrierë të rëndësishme në industrinë e muzikës, duke fituar tre çmime Grammy dhe shtatë Brit Awards. Ajo u bë e njohur gjerësisht në vitin 2017 me hite të tilla si “New Rules”, e ndjekur nga albumet “Future Nostalgia” në vitin 2020 dhe “Radical Optimism” në vitin 2024.
Përveç karrierës së saj muzikore, ajo ka bërë hapa edhe në kinema, duke marrë pjesë në filmin “Barbie”, ndërsa një vit më vonë u shfaq në filmin “Argylle”, përkrah Henry Cavill.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)