Më shumë karrige, më shumë njerëz, Adriatik Lapaj jo më i vetëm para Kryeministrisë
Adriatik Lapaj vijon protestën e tij para Kryeministrisë në natën e dytën, këtë herë i shoqëruar nga dhjetëra qytetarë.
20:41 109 ditë më parë09.12.2025.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj është proceduar penalisht nga policia pas nisjes së protestës para Kryeminsitrisë ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Protesta që Adriatik Lapaj ka nisur para godinë së Kryeministrisë, e ku i janë bashkëngjitur në orare të caktuara edhe të tjerë qytetarë, ka bërë që kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të procedohet penalisht nga policia.
Mësohet se Lapaj akuzohet se ka bërë grumbullime dhe ka zaptuar hapësirën publike përpara godinës së Kryeministrisë, duke penguar qarkullimin e lirë të lëvizjes.
Vetë Lapaj e konfirmoi procedimin nga policia përmes një videomesazhi në Facebook, ku thotë se kryeministri Edi Rama ka frikë nga populli që grumbullohet poshtë zyrës së tij.
“Kaq frikë ky nga kaq veta sa jemi mbledhur këtu? Imagjinoni sikur të derdhemi në shesh... Të më thonë kë kam bllokuar unë për të mos shkuar në punë, në zyrë, në spital, duke qëndruar këtu? Ah po, ndërgjegjësimi i njerëzve pengon hajdutët e tij të vjedhin. Nuk më frikësoni me letra bakalli. Qeveria e krimit më ka dhënë një dekoratë të paparë duke më proceduar penalisht, sepse i tregon njerëzve të këtij vendi se sa frikacak është. Ky që ka sjellë njerëzit këtu në këtë shesh dhe janë vrarë njerëzit për pushtetin e tij”, shtoi Lapaj duke iu drejtuar ashpër shefit të qeverisë.
Adriatik Lapaj vijon protestën e tij para Kryeministrisë në natën e dytën, këtë herë i shoqëruar nga dhjetëra qytetarë.
20:41 109 ditë më parë09.12.2025.
Autori
Kreu i Lëvizjes Bashkë, Adriatik Lapaj ka nisur një protestë të veçantë përpara Kryeministrisë, duke kaluar natën ulur në një karrige. Lapaj shprehet se proteston kundër ndërhyrjes së Ramës në sistemin e drejtësisë dhe për këtë arsye iu bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen.
08:06 109 ditë më parë09.12.2025.
AutoriLapaj doli i vetëm në protestë, duke u ulur në një karrige duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe ftoi t’i bashkohen qytetarët. Protesta sipas tij ishte forma që kishte zgjedhur për të ngritur zërin mbi aferat e mazhorancës në pushtet, ndërsa ishte shprehur se qëndrimi para Kryeministrisë do të vijonte derisa kushtet biologjike ta lejonin diçka të tillë.
Ndërkohë gjatë mbrëmjes së djeshme pati një incident mes Lapajt, qytetarëve dhe mbështetësve të tij, pasi çadrat që u ngritën sipas Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” për të strehuar vajzat dhe gratë që iu bashkuan protestës u hoqën nga forcat e rendit.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 11 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 11 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 11 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 13 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)