Mori zero vota në Kuvend në garën për Avokatin e Popullit, Adriana Kalaja: PD dhe Berisha shkelën kontributin tim
Adriana Kalaja ka qenë e ashpër me Partinë Demokratike dhe kreun e saj Sali Berisha pas votimit për Avokatin e Popullit në Kuvend, ku Endri Shabani me 85 vota pro mori detyrën si kreu i institucionit.
Adriana Kalaja, një nga gjashtë kandidatet për postin e Avokatit të Popullit, e cila pas votimit të mbrëmjes së djeshme në Kuvend mori zero vota, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale duke sulmuar si mazhorancën dhe opozitën.
Edhe pse ajo siguroi më shumë firma nga Partia Demokratike për propozimin, Kalaja shprehet se kjo parti dhe kreu i saj Sali Berisha e shkelën kontributin e saj, duke u bërë palë në proces me socialistët, në mënyrë që Avokat Populli të zgjidhnin ish-kreun e Nisma Thurje, Endri Shabani.
Foto: Newsmax Balkans
“Fakti që Kreu i Organizatës Kriminale, ngrihet e shkon në Kuvend për të çuar deri hë fund “marrëveshjen” me PD dhe opozitën, nga frika se mund t’i rridhte 1 votë pro meje, është fitorja ime e radhës. Nga ana tjetër, 69 vota kundër të banditëve të tij me urdhër, tregon frikën e tij jo ndaj meje, por ndaj emrit dhe kontributit tim, kontribut në fakt që e shkeli si Partia Demokratike ashtu edhe Z. Berisha, përsa kohë pranoi marrëveshjen me sorosistin Shabani. Ironia e fatit është se janë po kaq vota, sa u zgjodh ushtarja e Ulsiut, Arta Marku, Prokurore e Pushtetit të Padrejtësisë”, shkruan Kalaja.
Endrit Shabani ka falënderuar mazhorancën për votën e saj për ta zgjedhur për të drejtuar Avokatin e Popullit, teksa shprehet i befasuar me deputetët e opozitës që fillimisht e mbështetën kandidaturën e tij dhe më pas u tërhoqën.
Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar se Partia Demokratike është tërhequr dhe nuk është më palë në procesin për zgjedhjen e Avokatit të Popullit dhe e cilësoi një "farsë" procesin, duke shtuar se PS ka futur në lojë Endri Shabanin.
Në vijim ajo nënvizon se ndihet Avokate e Popullit dhe ka besimin që kauzat e saj kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama do t’i ccojë deri në fund.
“Ndërkohë, dua të shpreh gjithë mirënjohjen time të pafundme, për mbështetjen e jashtëzakonshme të Popullit, i cili me “referendum” më zgjodhi Avokat të Tij. Me gjithë se sot jam jashtë funksioneve të mia në PD, zotohem se do vijoj të jem Avokat i Popullit dhe se do e çoj deri në fund betejën time ndaj narko regjimit. Unë nuk kam fuqinë e banditit Kryeministër, megjithëse ai tregoi frikën ndaj meje, por dosja McGonigal, grabitja e pronës së Surrelit dhe Irenës me 300 mbiemra, i janë dërguar Senatit dhe Kongresit Amerikan si dhe Ambasadës së SHBA-ve”, nënvizon Kalaja.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)