"Teatri i turpit të drejtësisë ndërkombëtare"- Kritikat ndaj Gjykatës së Hagës pasi takoi Thaçin, Grenell mbështet Ramën
I dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për Misione të Veçantë, Richard Grenell, ka komentuar vizitën e kryeministrit Rama në Hagë, aty ku u takua me Hashim Thaçin, duke mbështetur qëndrimet e tij.
Kritikat që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama lëshoi në drejtim të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe në tërësi procesit ndërkombëtar që po zhvillohet ndaj ish-krerëve të UÇK-së, i ka cilësuar të drejta i dërguari për Misione të Veçantë i presidentit amerikan Donald Trump, Richard Grenell.
Përmes një postimi në platformën “X”, Grenell ka komentuar reagimin e Ramës, pasi zhvilloi për disa orë një takim me ish-Presidentin e Kosovës Hashim Thaçi në Hagë.
Grenell duke u shprehur se ish-prokurori amerikan i Dhomave të Specializuara, Jack Smith “është një turp” për drejtësinë ndërkombëtare, nënvizon se edhe kreu i ekzekutivit shqiptar e mbron këtë qëndrim.
“Aleati i NATO-s dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e kritikon ashpër çështjen ligjore të Jack Smith kundër ish-presidentit Thaçi në Hagë dhe i turpëron europianët për lejimin e vazhdimit të kësaj padrejtësie. Jack Smith është një turp. Rama ka të drejtë”, shkruan Grenell, i cili edhe më herët ka kritikuar procesin që po zhvillohet në Hagë ndaj Hashim Thaçit.
Shtetet e Bashkuara po lëvizin drejt një ndryshimi të thellë në qasjen e tyre ndaj institucioneve gjyqësore ndërkombëtare, sipas një burimi të rëndësishëm afër Presidentit Trump që ka folur për Newsmax Balkans. Jack Smith, prokurori i Thaçit, mund të jetë një nga të “prekurit”.
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, duke e gjetur “të qetë dhe të buzëqeshur”. Rama e cilësoi arrestimin dhe procesin ndaj Thaçit si një farsë ndërkombëtare.
Kujtojmë se pas vizitës në Hagë, Rama u shpreh se në ato qeli paraburgimi po konsumohet padrejtësia ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së. Para këtij takimi gjatë një komunikimi live me qytetarët në Facebook kreu i qeverisë tha se Hashim Thaçi dhe të tjerët mbahen peng nga një drejtësi që sipas tij, “është turp për ata që e sponsorizojnë”.
“Sapo kam dalë nga godina ku po zhvillohet teatri i turpit i drejtësisë ndërkombëtare ndaj Hashim Thaçit, i cili u mor peng – pa gjyq dhe pa akuzë – nga Zyra e Presidentit të Republikës, ku ishte vendosur me vullnetin e popullit të Kosovës. Krahas Luftës Çlirimtare të Kosovës, e cila nuk mund të njolloset nga një farsë që nisi me akuzat për trafik organesh, të shpikura nga kukullat ruse të Putinit në Dumën e Strasburgut, dhe që vazhdoi me lloj-lloj absurditetesh dhe dëshmitarësh groteskë të sjellë nga prokuroria ndërkombëtare në Hagë. Nuk di më çfarë të them për këtë padrejtësi ulëritëse në zemër të Europës demokratike, e kryer me bekimin e shteteve europiane dhe të Shteteve të Bashkuara, dhe e financuar nga taksapaguesit europianë dhe amerikanë, kundër një populli europian që u çlirua nga një regjim nacionalsocialist dhe që ndihmoi gjithashtu në çlirimin e Europës nga një njollë e zezë aparteidi që qëndroi në zemër të saj për dekada të tëra. Qoftë e bekuar Republika e Kosovës, Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të burgosurit e saj – të mbajtur pa gjyq prej më shumë se pesë vitesh tashmë, në mes të asaj që quhet Europa e lirisë, demokracisë dhe shtetit të së drejtës”, shkroi shefi i qeverisë shqiptare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)