Rrëshqitja e dherave, bllokohet sërish rruga në Zallë-Dardhë
Shembjet nga shpati i malit shkaktuan paralizim në lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë.
10:34 75 ditë më parë12.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjatë 24 orëve të fundit, moti i paqëndrueshëm dhe reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe të vendit.
Gjatë 24 orëve të fundit, vendi është përfshirë nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me rënie të ndjeshme të temperaturave dhe reshje të dendura, duke shkaktuar përmbytje, bllokime rrugore dhe rrëshqitje dherash në disa qarqe. Strukturat e Mbrojtjes Civile në nivel qendror dhe vendor janë angazhuar në terren për menaxhimin e situatës dhe minimizimin e pasojave.
Qarku Shkodër është ndër zonat më të prekura. Në Obot dhe Dajç, rritja e nivelit të lumit Buna dhe Drin si dhe e liqenit ka përmbytur rreth 500 hektarë tokë bujqësore, duke izoluar pjesërisht zonën e Obotit me ujë deri në 120 cm. Në Dajç, zona Urrelat-Shirq po përballet me përmbytje të madhe nga dalja e ujit nga kanalet kulluese, ndërsa po vazhdon tërheqja graduale e ujit.
Shembjet nga shpati i malit shkaktuan paralizim në lëvizjen e njerëzve dhe të mjeteve për disa orë.
10:34 75 ditë më parë12.01.2026.
Autori
Koorporata Elektroenergjitike Shqiptarë përditëson të dhënat nga kaskadat e lumit Drin, të cilat fatmirësisht nuk kanë arritur kuotën maksimale.
10:15 75 ditë më parë12.01.2026.
Autori
Kjo e hënë ka nisur me temperatura të ulëta dhe me kthjellime. Sipas IGJEUM temperaturat janë nga -10 gradë Celcius më e ulëta në zonat malore deri në 5 gradë Celsius më e larta në vendet e ulëta dhe bregdet.
08:57 75 ditë më parë12.01.2026.
AutoriNë Lezhë, përmbytjet kanë prekur kryesisht tokat bujqësore, me rreth 1,200 hektarë nën ujë, kryesisht në Balldren dhe Zejmen. Në Kurbin, niveli i ujit ka shënuar rënie në zonat më problematike si Adriatik, Gjorm dhe Mamurras, ndërsa vijojnë verifikimet për dëmet në banesa, kultura bujqësore dhe evakuimi i bagëtive.
Vlora paraqitet me përmirësim gradual, niveli i ujit të lumit Vjosë në Novoselë ka nisur të bjerë, por situata mbetet nën monitorim. Në Selenicë vazhdojnë rrëshqitjet e tokës në Vajzë dhe disa akse rurale, ndërsa në Himarë, zona e Qafës së Vishës paraqet rrezik nga rënia e gurëve.
Në Korçë, rrëshqitje dherash dhe përmbytje janë regjistruar në Pogradec dhe Maliq, ku rreth 3,600 hektarë tokë bujqësore janë prekur, ndërsa situata është stabilizuar pas ndërhyrjeve. Në Devoll, çarja e argjinaturës së lumit Oshticë ka përmbytur rreth 270 hektarë tokë.
Gjirokastër paraqet problematika të shpërndara, rruga e Qafës së Çajupit mbetet e bllokuar, ndërsa evakuime të përkohshme janë kryer në Libohovë, Memaliaj, Përmet dhe Këlcyrë për shkak të rrëshqitjeve.
Forcat e Armatosura dhe strukturat civile janë të angazhuara në shpërndarjen e ndihmave, sigurimin e ujit të pijshëm dhe mbështetjen e banorëve në zonat e prekura.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 2 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 3 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 8 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 10 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)