Paralizohet lëvizja drejt Juglindjes, pas rrëshqitjes së dheut çahet edhe ura në aksin Librazhd-Pogradec
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar ndalimin e plotë të qarkullimit në aksin Librazhd-Pogradec, pas problematikave me rrëshqitjen e dherave, në vendin e quajtur 'Arrat e Gurrës'.
Qarkullimi i mjeteve dhe këmbësorve në rrugën nacionale që lidh Juglindjen me pjesën tjetër të Shqipërisë është bllokuar tërësisht.
ARRSH ka përditësuar njoftimin e bërë paraditen e sotme për ndalimin e lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë dhe autobusëve në aksin midis Librazhdit dhe Pogradecit, duke sqaruar se asnjë mjet, e madje as këmbësoret nuk do të lejohen të kalojnë si pasojë e rrëshqitjeve të dhehut në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”.
ARRSH ka njoftuar bllokimin e lëvizjes për autobusët dhe mjetet e tonazhit të rëndë në aksin Librazhd–Pogradec, në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”, për shkak të rrëshqitjes së dheut.
Aksi rrugor “Librazhd-Korçë”, në fshatin Dragostunjë, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të automjeteve për shkak se do të kryhen punime pas rrëshqitjes së dheut të dy ditëve më parë.
Prej pesë orësh aksi nacional Elbasan-Qafë Thanë është i bllokuar për shkak të rrëshqitjes së një masivi dheu në zonën e njohur si Kthesat e Dragostunjës. Si pasojë qindra automjete kanë mbetur të bllokuara në të dy krahët e rrugës.
Sipas njoftimit të ARRSH-së ky vendim u mor në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie për shkak të përkeqësimit të ndjeshëm të këtij aksi, ndërkohë që pamjet nga vendngjarja tregojnë një çarje të urës, e cila tani rrezikon shembjen totale.
Autoriteti Rrugor nënvizon se do të nisë puna për të ndërtuar një bypass provizor në këtë nyje kyçe rrugore, ndërsa u bën thirrje drejtuesve të shmangin këtë aks dhe të përdorin rrugë alternative.
“Në aksin Librazhd-Pogradec vendi i quajtur Arrat e Gurrës, pas vlerësimit në terren, Autoriteti Rrugor Shqiptar, në koordinim me Policinë e Shtetit, për arsye sigurie njofton se:
Do të ndalohet qarkullimi i të gjitha mjeteve në këtë segment. Ndërkohë nga ana e ARRSH po merren masat e nevojshme për të ndërtuar menjëherë një bypass provizor për sigurinë e qytetarëve dhe mjeteve. U bëjmë thirrje drejtuesve të mjeteve të shmangin këtë aks, ndërkohë që përdoruesit e autoveturave të përdorin rrugën alternative Maliq-Lozhan- Moglic-Gramsh- Elbasan deri në stabilizimin e plotë të situatës. Kërkojmë mirëkuptimin e të gjithë përdoruesve të rrugës. Çdo masë e marrë ka si qëllim të vetëm garantimin e sigurisë së jetës dhe parandalimin e incidenteve të mundshme”, thuhet në njoftimin e ARRSH.
Foto: Policia e Shtetit
Në terren për të ndjekur ndërhyrjet që ARRSH po kryen për t’u siguruar qytetarëve një rrugë tjetër kalimi ndodhet edhe kreu i institucionit Ami Kozeli, i cili e pranoi në një deklaratë për mediat se situate është përkeqësuar ndjeshëm në vendin e quajtur “Arrat e Gurrës”.
Kozeli apeloi që qytetarët ta shmangin këtë rrugë, pasi do mbeten të bllokuar në radhë pritjeje dhe nuk dha një afat se kur aksi rrugor Librazhd-Pogradec mund të bëhet sërish i aksesueshëm.
“Si autoritet e kemi në mbikëqyrje prej javësh, por prej 48 orëve ka pasur përkeqësim të ndjeshëm. Jemi të detyruar të bllokojmë tërësisht trafikun. Ka një përkeqësim të vazhdueshëm. Në mëngjes ishte spostuar 27 m, aktualisht është 29 m. Poshtë urës po thërrmohet betoni, kështu që jemi të detyruar të bllokojmë totalisht rrugën edhe për mjetet normale. Parashikim për hapjen nuk mund të bëjmë, por do të nisim menjëherë nga puna. Ju lutemi shumë ta shmangni këtë rrugë patjetër, sepse do të gjendeni në radhë pritjeje. Nuk jemi në gjendje ta themi sa do të zgjasin punimet. Ura në këtë moment nuk shfaq siguri. Shkaqet janë natyrore, zona është ujëmbajtëse”, u shpreh kreu i ARRSH.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)