Rritja e çmimeve të karburanteve në tregjet ndërkombëtare, e nxitur nga tensionet dhe lufta në Lindjen e Mesme, ka vënë në lëvizje edhe qeverinë. Autoritetet paralajmërojnë monitorim të përditshëm të tregut për të shmangur abuzimet me çmimet në vend.
Pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, bëri të ditur se është ngritur një Task-Forcë që do të kontrollojë çdo ditë ecurinë e çmimeve të karburanteve, nga importi deri te shitja për konsumatorët.
Sipas saj, qeveria ka zhvilluar një takim edhe me kompanitë e tregtimit të karburanteve dhe me Shoqata e Hidrokarbureve për të diskutuar mbi situatën dhe për të kërkuar respektimin e detyrimeve që kanë për rezervat.
“Kemi zhvilluar një takim me kompanitë dhe Shoqatën e Hidrokarbureve për të ngritur alarmin për rritjen e çmimeve javët e fundit, të ndikuar nga lufta. Jemi duke monitoruar qoftë çmimet e bursës për naftën, benzinën dhe gazin, qoftë çmimin me të cilin karburanti del nga dogana dhe më pas çmimin e tabelave në treg,” tha Ibrahimaj.
Rritja prej 1 jave e çmimit të naftës në vend, për shkak të nisjes së luftës në Lindjen e Mesme po ndikon edhe në koston e operatorëve privat të transportit qytetas.
Sipas Konfindustrisë, çmimi i naftës në tregun vendas po i afrohet kufirit të 200 lekëve për litër dhe ekziston rreziku që të kalojë nivelin e 250 lekëve
Për ta bërë këtë situatë edhe më të papranueshme është fakti se abuzimi me çmimin në tregun shqiptar vjen në një kohë kur në tregjet globale çmimi i naftës është ulur.
Ministrja theksoi se aktualisht situata nuk është në nivelin e krijimit të Bordi i Transparencës, i cili gjatë krizës së viteve 2022-2023 përcaktonte edhe çmimin e shitjes së karburanteve.
Megjithatë, ajo paralajmëroi se nëse çmimet do të vijojnë të rriten ose do të konstatohen abuzime në treg, qeveria mund të rikthejë këtë mekanizëm kontrolli.
“Gjykojmë që situata nuk është në nivelin e ngritjes së bordit, por nëse do ketë rritje të mëtejshme do të futemi në atë regjim,” deklaroi Ibrahimaj.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)