Tërmeti zgjon herët gjysmën e Shqipërisë, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Lëkundjet e një tërmeti kanë zgjuar herët mëngjesin e sotëm banorët e zonës qendrore të Shqipërisë.

30.03.2026. 08:10

Tërmeti zgjon herët gjysmën e Shqipërisë, lëkundjet ndjehen në disa qytete

Lëkundjet e një tërmeti kanë zgjuar herët mëngjesin e sotëm banorët e qendrës së Shqipërisë.

Një tërmet me magnitudë 3.8 i shkallës Rihter u regjistrua në orën 05:18, duke u ndjerë në disa qytete të vendit, veçanërisht në zonën mes Lushnjës dhe Elbasanit. Sipas të dhënave paraprake, epiqendra ka qenë rreth 10 kilometra larg Lushnjës dhe 28 kilometra nga Elbasani, ndërsa është ndjerë në Berat, Fier, Tiranë, e zonat përreth.

Lëkundjet, që zgjatën vetëm disa sekonda, janë ndjerë mjaftueshëm sa për të alarmuar banorët. Megjithatë, deri më tani nuk ka raportime për dëme materiale apo persona të lënduar.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)