Defekt elektrik, shkrumbohet nga flakët bujtina në Librazhd

Një bujtinë është përfshirë nga flakët në orët e natës në fshatin Dorëz të Librazhdit. Infdormacionet bëjnë të ditur se shkak ka qenë një shkëndijë elektike, teksa zjarri ka përparuar pai konstruksioni i saj ishte me dru, duke pasur dëme të konsiderueshme materiale.

11.04.2026. 09:46

Mësohet se Policia është njoftuar në orën 22:46 për zjarrin në bujtinën në pronësi të shtetasit Enver Shkurti. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje janë angazhuar forcat zjarrfikëse, policia si dhe banorë të zonës, të cilët kanë bashkëpunuar për vënien nën kontroll të flakëve.

Zjarri shpërtheu rreth orës 22.46 dhe shuarja e plotë u bë e mundur nga 12 efektivë të zjarrfikëses rreth orës 03.00 të mëngjesit. 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një defekt në rrjetin elektrik të amortizuar.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)