Emigrantët vijnë për Festën e Pashkëve, fluks në pikat kufitare

Fundjava e gjatë e festave dhe Pashkët kanë sjellë në vend shqiptarët që janë jashtë dhe jo vetëm, por edhe shqiptarë të Kosovës.

11.04.2026. 10:16

Emigrantët vijnë për Festën e Pashkëve, fluks në pikat kufitare

Fundjava e gjatë e festave dhe Pashkët kanë sjellë në vend shqiptarët që janë jashtë dhe jo vetëm, por edhe shqiptarë të Kosovës.

Në Morinë ka pasur fluks të lartë lëvizjesh ku në 24 orë janë përpunuar të dhëna për 33 mijë shtetas. 

Falë marrëveshjes së lëvizjes së lirë nuk ka pasur radhë të gjata në kufi. Të dhënat zyrtare tregojnë se përmes Morinës kanë hyrë 17 mijë e 363 shtetas, me 5 mijë e 100 automjete dhe 66 autobusë në vetëm 24 orë.

Ndërkohë, kanë dalë 15 mijë e 704 shtetas, me 4 mijë e 128 automjete.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)