Reshje mesatare deri lokalisht intensive priten sot në qarqet Shkodër, Kukës dhe Durrës, ndërsa në qarqet e tjera priten reshje mesatare të shoqëruara me shtrëngata.
Sipas IGJEUM, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rrëshqitje të dherave dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës dhe Durrës.
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 12 / 20 °C
në vendet e ulëta: 9 / 19 °C
në vendet malore: 4 / 13 °C
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa për momente deri e forta në zonat bregdetare dhe malore.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)