I kishin mbetur dhe 5 vite dënim, humb jetën i burgosuri në Fier

Një 69-vjeçar, i dënuar në burgun e Fierit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, rasti i gjashtë i ngjashëm për këtë vit në burgjet shqiptare.

22.04.2026. 11:14

I kishin mbetur dhe 5 vite dënim, humb jetën i burgosuri në Fier

Një 69-vjeçar, i dënuar në burgun e Fierit ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak, rasti i gjashtë i ngjashëm për këtë vit në burgjet shqiptare. 

Sipas policisë bëhet fjalë për Luan Bundo i dënuar me 10 vite burg për mashtrim. 

NJOFTIMI I POLICISE
“Shtetasi Luan Bundo i datelindjes 01.07.1957, lindur dhe banues në Tiranë, dënuar me 10 vjet për dhënie ndihmë për kalim të paligjshjem të kufijve, mashtrim, mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet.


Ky shtetas ishte i diagnostikuar Dg: Paraparez inferior ira. Hipokalemia servere. SIZ. HTA. APQ. KMP hipertensive. Diabet mellitus. Me date 22.04.2026  ne mengjes ky shtetas, eshte evidentuar me probleme shendetesore, i jepet ndihma e pare mjekesore dhe niset me urgjence ne Spitalin e Fierit. Rreth ores 08:20 konkludohet nga mjeket e spitalit Fier qe ky shtetas ka bere Exitus letalis  vdekje) suspekt arrest kardiak”.

Ky është rasti i gjashtë që nga fundi i janarit të këtij viti raportohet nga Drejtoria e Burgjeve humbja e jetës së të burgosurve, të lidhur kryesisht me problemet shëndetësore.

I fundit ishtë më datë 5 prill, kur Policia njoftoi se një i dënuar për dhunë në familje humbi jetën në QSUT, pasi ishte shtruar në Reanimacion si pasojë e një arresti kardiak.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)