Bordi i Transparencës ka vendosur çmimet e reja të karburanteve në vend, të cilat hynë në fuqi këtë të mërkurë, më 22 prill 2026, duke përcaktuar kufijtë maksimalë të shitjes si për tregun me pakicë ashtu edhe për atë me shumicë.
Sipas vendimit, çmimi i shitjes me pakicë i naftës do të jetë 202 lekë për litër. Ndërkohë, për benzinën, çmimi maksimal me pakicë është caktuar 176 lekë për litër.
Autoritetet bëjnë të ditur se këto çmime do të jenë në fuqi nga ora 12:30 e datës 22 prill dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit, ku do të reflektohen ndryshimet e mundshme të tregut.
Bordi i Transparencës u ka bërë thirrje të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve që të zbatojnë me përpikëri vendimin, duke paralajmëruar masa të rrepta ndaj shkelësve, deri në pezullim të aktivitetit.
Në njoftim theksohet gjithashtu se, bazuar në aktin normativ të muajit prill 2026, niveli i akcizës për karburantet do të mbetet i plotë, pasi çmimet aktuale janë nën kufirin e përcaktuar për uljen e saj.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)