Kryeministri Edi Rama ka postuar mëngjesin e kësaj të mërkure pamje nga punimet në rrugën Fier- Kthesa e Patosit- Fratar, me një gjatësi prej 43.6 km.
Sipas tij ky segment do të sjellë zhvillim për Mallakastrën. "Dhe me punën që po vijon në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–Fratar, një segment i rëndësishëm prej 43.6 km që sjell zhvillim të mëtejshëm për Mallakastrën, ju uroj një ditë të mbarë", shkruan Rama.
Sipas projektit që ka nisur në janar 2025, pritet të ndërtohen nga e para edhe te ura, ndërsa investimi do të nxjerrë në pah bukuritë e zonës dhe zhvillimin e sipërmarrjeve agroturistike. Projekti pritet të dorëzohet pranverën e ardhshme, pasi punimet po vijojnë intensivisht me mjetet e rënda që po punojnë në zonë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)