Mbajtën peng dhe dhunuan 39-vjeçarin nga Kosova, gjykata vendos për tre vlonjatët
Gjykata e Vlorës ka lënë në burg dy nga tre personat që akuzohen se kanë rrëmbyer dhe mbajtur peng në një banesë në qytetin bregdetar, një 39-vjeçar nga Kosova.
Ka përfunduar në Gjykatën e Shkallës së Parë në Vlorë seanca gjyqësore për tre personat e arrestuar në lidhje pengmarrjen e ndodhur pak ditë më parë, ku një 39-vjeçar nga Kosova mbahej prej dy javësh në një banesë në qytetin bregdetar.
Në seancën që zgjati më shumë se një orë, gjykata vendosi masën e arrestit me burg për Orest Çorapajn dhe Julian Zogajn, ndërsa për Vilson Agajn u caktua masa e arrestit shtëpiak.
Sipas Policisë së Vlorës, tre shtetasit akuzohen për rrëmbimin dhe mbajtjen peng të një shtetasi kosovar, 39-vjeçarit Fisnik Xhaka nga Mitrovica. Pengmarrësit dyshohet se i kishin kërkuar familjes së tij shumën prej 70 mijë eurosh në këmbim të lirimit.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament në rrugën “Janaq Kilica”, në lagjen “Osman Haxhiu”, ku Xhaka është mbajtur i mbyllur që prej datës 28 nëntor. Pas lirimit, ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore, pasi kishte dëmtime në trup dhe plagë të shumta, duke ngritur dyshime se është dhunuar gjatë kohës së pengmarrjes.
Tre persona kanë rënë në pranga në Vlorë për pengmarrjen e një shtetasi kosovar. Viktima ishte mbajtur 2 javë i mbyllur në një banesë dhe për lirimin e tij kërkoheshin 70 mijë euro.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Julian Zogajt, policia ka sekuestruar edhe një sasi lënde narkotike të dyshuar si kanabis. Për këtë arsye, ndaj tij rëndojnë edhe akuzat për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, si dhe “Mbajtje pa të drejtë të uniformës”.
Policia bën me dije se hetimet kanë nisur pas denoncimit të bërë nga motra e pengut, e cila jeton në Suedi. Ajo ka njoftuar autoritetet shqiptare, duke ndihmuar në identifikimin dhe arrestimin e autorëve të dyshuar, por hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)