Arratisja e Altin Ndocit “shkrin” burgun e Durrësit, 10 të pezulluar, mes tyre dhe drejtori
Arratisja nga spitali e Altin Ndocit ka çuar në pezullimin e zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
16:00 74 ditë më parë13.01.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes së bujshme të Altin Ndocit nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Tetë persona janë arrestuar pas arratisjes së bujshme të Altin Ndocit nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.
Mes të arrestuarve janë kryeinfermieri i spitalit, zëvendësshefi i komanduar i policisë si dhe pesë efektivë që kishin në ruajtje të paraburgosurin. Konkretisht, të arrestuar janë, Aulon Çuko, kryeinfermier; Desdemon Pazaj, zëvendësshef i policisë; efektivët Dorjan Saraçi, Sal Ferollari, Preng Marvataj, Fatjon Baçi dhe Aranit Çela, si edhe shtetasja Violeta Uka. Burime bëjnë me dije se Fatjon Baçi njihet edhe si polici që i dha kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, telefonin celular gjatë një shoqërimi të mëparshëm.
Ngjarja ka ndodhur të martën, kur Altin Ndoci, i pandehur në dosjen e bujshme “Plumbi i Artë”, u shoqërua nga policia e Burgjeve për vizitë mjekësore në repartin Infektiv të spitalit, për shkak të problemeve shëndetësore me veshkat. Ai ndodhej në një dhomë të posaçme për të paraburgosurit, së bashku me një tjetër të ndaluar.
Arratisja nga spitali e Altin Ndocit ka çuar në pezullimin e zinxhirit komandues të burgut të Durrësit.
16:00 74 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Arratisja spektakolare e Altin Ndocit nga spitali i Durrësit duket se ka qenë e mirëplanifikuar, pasi ai është pritur nga një automjet "Audi A7" dhe më pas është larguar drejt Kavajës. Dy policët që e shoqëruan për kryerjen e kontrollit mjekësor janë shoqëruar nga forcat e rendit.
15:48 74 ditë më parë13.01.2026.
Autori
Detaje të reja janë zbuluar nga arratisja e Altin Ndocit këtë të martë nga spitali i Durrësit. Ai akuzohet si pjesëmarrës në një seri ngjarjesh të rënda, ndërsa ishte transferuar në spital për kontrolle mjekësore.
14:37 74 ditë më parë13.01.2026.
AutoriSipas burimeve, Ndoci ka kërkuar të shkojë në tualet, ku ka goditur një prej punonjësve të policisë së Burgjeve dhe është larguar me shpejtësi. Një efektiv ka qëlluar në ajër gjatë ndjekjes, por pa mundur ta ndalojë. Në parkimin e spitalit e priste një automjet Audi A7 i bardhë, me targa AA700RS, i cili u largua në drejtim të zonës së Spitallës.
Altin Ndoci, me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Ai akuzohet nga SPAK si vrasës me pagesë për llogari të organizatës kriminale të drejtuar nga vëllezërit Çopja, si dhe për përfshirje në vrasjen e Andi Zylyfit dhe plagosjen e Ardit Uruçit, bazuar edhe në dëshmitë e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.
Dy fëmijë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Pogradec-Korçë.
21:39 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se ka pasur dy momente kur ish-ministrja Spiropali ka shkëmbyer biseda aspak të qeta me kryeministrin Edi Rama.
21:05 1 h më parë28.03.2026.
Autori
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
18:30 4 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Vlorës ka arrestuar një të moshuar i cili kërcënonte me thikë familjarët e tij.
17:32 5 h më parë28.03.2026.
Autori
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
16:35 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Një 33 vjeçar në Vlorë është plagosur me thikë pas një sherri. Ai është dërguar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale.
16:09 6 h më parë28.03.2026.
Autori
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
15:50 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në ujërat e liqenit të Bënjës në Gramsh. Plagoset drejtuesi.
15:25 7 h më parë28.03.2026.
Autori
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
13:34 9 h më parë28.03.2026.
Autori
Komente (0)