I vuri gjobë zyrtarit të ISHP-së, arrestohet gazetari në Tiranë
Gazetari Elio Laze është arrestuar nga policia në Tiranë për gjobëvënie. Sipas autoriteteve pronari i portalit Priza.al i kishte vënë gjobë 20 mijë euro zyrtarit të ISHP-së, Klaus Shaqiri.
Gazetari dhe pronari i portalit Priza.al, Elio Laze, është arrestuar nga policia e Tiranës nën akuzën për “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Sipas autoriteteve, Laze dyshohet se i ka kërkuar 20 mijë euro një zyrtari të Institutit të Shëndetit Publik. Denoncimi është bërë në polici nga vetë zyrtari, i identifikuar si Klaus Shaqiri.
Foto: Facebook/Elio Laze
Hetimet për rastin janë kryer nga Prokuroria e Tiranës, nën drejtimin e prokurorit Asllan Bajramaj. Në momentin e arrestimit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar Lazes, 5 mijë euro cash, ndërsa pjesa tjetër e shumës dyshohet se do të merrej në tre këste.
Laze ka pasur edhe një precedent të mëparshëm penal, pasi në maj të vitit 2021 ai u arrestua për armëmbajtje pa leje dhe lëndë narkotike, pas një kontrolli në automjetin e tij në Tiranë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Në një njoftim zyrtar, autoritetet theksojnë se situata e sigurisë mbetet e paqëndrueshme, veçanërisht në kontekstin e përshkallëzimit të konfliktit që përfshin SHBA, Izraelin dhe Iranin.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Argjendaria”, shërbimet e Policisë së Pogradecit, në bashkëpunim me ato të Kurbin, bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të dy të dyshuarve, Klajdi Tuga dhe Bledart Milla, përkatësisht 23 dhe 22 vjeç.
Edi Rama ka diskutuar me ministrat dhe grupin parlamentar të PS-së hapat e ardhshëm politikë, duke vendosur theksin tek nisja e një fushate të gjerë komunikimi me qytetarët. Kjo fushatë që do të shtrihet në të gjithë vendin mban sloganin “Punët e Shqipërisë” dhe është një tur takimesh në çdo qark.
Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur kritikave pë rritjen e çmimit të naftës në 218 lekë/litri, vetëm 24 orë pasi Bordi i Transparencës kishte vendosur uljen e çmimeve. Sipas Ramës çdo vendim për rritjen ose uljen e çmimit të hidrokarbureve bëhet duke analizuar bursën.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Komente (0)