Tensionet për konfliktin e pronave në zonën e Rrjollit janë zhvendosur këtë të mërkurë përpara Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion. Banorët e zonës protestuan para godinës së SPAK, duke hedhur edhe vezë në drejtim të institucionit, ndërsa kërkojnë hetim për atë që e cilësojnë si grabitje të pronave të tyre.
Banorët pretendojnë se toka që ata e konsiderojnë pronë të trashëguar është përvetësuar në mënyrë të paligjshme nga ish-drejtori i Kadastrës, Fatmir Shpellzaj, ndërsa aktualisht në atë territor po ndërtohet një resort luksoz.
Protestuesit mbanin në duar pankarta dhe dokumente që sipas tyre provojnë pronësinë, si dhe postera ku shkruhej se kanë besim te drejtësia e SPAK. Ata kërkuan reagim nga prokuroria për kallëzimin që kanë depozituar më herët.
Avokati i banorëve të Rrjollit, Novruz Haderi, pas daljes nga SPAK tha se kallëzimi penal ndaj Fatmir Shpellzajt është dorëzuar rreth një muaj më parë dhe lidhet me dyshimet për falsifikim të dokumenteve të pronës në bashkëpunim me zyrtarë të pushtetit vendor.
Kryetari i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, deklaroi se protesta e banorëve të Rrjollit është një shembull i rezistencës së qytetarëve për të mbrojtur pronën e tyre.
“Situata është e agravuar, kallëzimi lidhet me Fatmir Shpellzën, është bërë para një muaji dhe nuk ka reagim. Dosja është më shumë se dy fashikuj. Problematika nuk vjen kot, por si pasojë e mosreagimit të institucioneve,” u shpreh Haderi.
Ai theksoi se banorët kërkojnë që SPAK të japë një përgjigje për ecurinë e kallëzimit dhe të nisë hetimet për personat e përfshirë.
“Është detyrim i këtij organi që t’i dëgjojë këta banorë. Është e drejta e pronës së tyre që e kanë të trashëguar. Kërkojmë një informacion se çfarë po ndodh me këtë kallëzim që kemi bërë,” deklaroi avokati.
Prej më shumë se një muaji, banorët kërkojnë ndërhyrjen e drejtësisë për këtë konflikt pronësie. Në Rrjoll nuk kanë munguar edhe përplasjet mes banorëve dhe policisë private.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)