Pranga “skifterit” në Laç, e kërkon drejtësia spanjolle

Pas verifikimeve rezultoi se Selala ishte në kërkim në Spanjë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.

24.04.2026. 21:14

Pranga “skifterit” në Laç, e kërkon drejtësia spanjolle

Policia e Shtetit ka vënë në pranga një 26 vjeçar në qytetin e Laçit pasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle për disa vepra të rënda penale.

Në kuadër të operacionit “Operacionalja 91” u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimit i shtetasit Mateo Selala.

Pas verifikimeve rezultoi se Selala ishte në kërkim në Spanjë, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal që merrej me vjedhje me dhunë dhe falsifikim dokumentesh.

Në datat 14 dhe 15 mars 2025 ky shtetas, ka vjedhur në 2 banesa, në zona të ndryshme në Spanjë. Ai gjithashtu akuzohet se ka ndryshuar targat e një automjeti.

Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Madrid, për të ekstraduar 26-vjeçarin, në Spanjë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)