Parashikimi i motit për këtë të shtunë, në bregdet vjen vera

Ashtu si në Tiranë, në qytetet si Durrësi, Vlora dhe Saranda temperaturat maksimale do të jenë deri në 25°C.

25.04.2026. 08:30

Parashikimi i motit për këtë të shtunë, në bregdet vjen vera

Këtë të shtunë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët, ndërsa vranësira të pakta dhe kalimtare do të shfaqen në zonat malore të lindjes gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.

Temperaturat do të jenë relativisht të larta, duke bërë mbi të gjitha që në bregdet të vijë vera. Ashtu si në Tiranë, në Durrës, Vlorë dhe Sarandë vlerat maksimale do të jenë deri në 25°C.

Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi rreth 8 m/s. Në det, valëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë i ulët, i forcës 1-2 ballë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)