Seanca plenare e së enjtes në Kuvend është shoqëruar me debate të ashpra dhe tone të larta mes kryetarit të Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.
Polemikat nisën gjatë fjalës së Shehajt, i cili akuzoi mazhorancën për korrupsion dhe përdorim të parave publike. “Duke folur për mënyrën se si ju merrni paratë dhe i fusni në xhepat tuaj… kështu e tregoj respektin për shqiptarët”, deklaroi Shehaj.
Kryeparlamentari Peleshi ndërhyri, duke kërkuar respektimin e rregullores. “Do të respektosh rregulloren. Mos e ngri zërin me mua dhe kujdes fjalët që përdor. Askush nuk ta ka për borxh të tregosh me gisht.”
Shehaj iu kthye Peleshit duke e akuzuar se po mbronte zv/kryeministren Belinda Balluku.
“Ju avokatin e Ballukut bëni. Nuk je këtu për të gjykuar çfarë them unë”, u shpreh deputeti.
Debatet u tensionuan edhe më tej pas kërkesës së Shehajt për interpelancë me kryeministrin Edi Rama, i cili nuk u paraqit. Kjo solli një tjetër përplasje, këtë herë me Taulant Ballën.
Më herët gjatë seancës, mazhoranca rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për të hequr nga rendi i ditës zgjedhjen e Avokatit të Popullit.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)