“Edhe bukën na e zunë në grykë”, Lapaj reagon pasi policia tentoi t’u hiqte çadrat te Kryeministria
Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ka përshkallëzuar tensionet mes qytetarëve dhe policisë, pas disa ditësh që grupi kërkon dorëheqjen e qeverisë për shkak të skandalit “Balluku” dhe jo vetëm. Aktivistët kanë zgjedhur një formë të pazakontë të protestës, duke vendosur ça
Protesta e organizuar nga “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë ka përshkallëzuar tensionet mes qytetarëve dhe policisë, pas disa ditësh që grupi kërkon dorëheqjen e qeverisë për shkak të skandalit “Balluku” dhe jo vetëm. Aktivistët kanë zgjedhur një formë të pazakontë të protestës, duke vendosur çadra dhe karrige në trotuar.
Mbrëmjen e sotme, Policia e Tiranës ndërhyri për të dytën herë, duke hequr çadrat që konsideroheshin si zaptim i hapësirës publike. Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, dhe mbështetësit e tij rezistuan, duke krijuar përplasje me efektivët. Qytetarët pretendonin se nuk kishin shkelur ligjin dhe se liria e protestës është e garantuar nga Kushtetuta.
Në momentin që po ndërhynte policia, Lapaj dhe disa prej qytetarëve ishin duke ngrënë bukë dhe për këtë ka reaguar edhe kreu i “Shqipëria Bëhet”. “Edhe bukën na e zunë në grykë”, shkruan Lapaj në Facebook, aty ku ka shpërndarë edhe pamje.
Aktivistët kanë insistuar që çadrat të mbeten, si simbol i pakënaqësisë dhe i kërkesës për dorëheqjen e qeverisë, ndërsa policia ka vazhduar ndërhyrjen për të rivendosur rendin.
Kreu i Lëvizjes "Shqipëria Bëhet", Adriatik Lapaj është proceduar penalisht nga policia pas nisjes së protestës para Kryeminsitrisë ku kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u takua me presidentin francez Emmanuel Macron me të cilin bisedoi tema të ndryshme nga siguria e kufijve tek rritja e kapaciteteve mbrojtëse.
Kryeministri Rama zhvilloi një takim me socialistët e njësisë nr.2 në Tiranë, ku foli për rrogat dhe pensionet dhe situatën ku ndodhet ekonomia për shkak të luftës në Iran dhe ndikimeve të saj.
Në këtë nismë pritet të angazhohen drejtues të qeverisë, deputetë dhe kryetarë bashkish, të cilët do të zbresin në terren për të prezantuar punën e bërë dhe për të dëgjuar shqetësimet e qytetarëve.
Radhët e gjata rikthehen në Kapshticë, pasi pala greke ka nisur identifikimin elektronik, fotografimin dhe marrjen e shenjave të gishtave të kujtdo që hyn në territorin e saj.
Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin antidrogë "Night Clubs" ku ka identifikuar 11 administratorë lokalesh që shpërndanin drogë ekstazi.Nga 11 masa sigurie janë ekzekutuar 9 prej tyre, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
Komente (0)