Veliaj përballë drejtësisë, seanca në GJKKO dhe padia kundër emërimit të prokurorit Dado

Veliaj nuk ishte i pranishëm fizikisht, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca.

03.04.2026. 10:21

Veliaj përballë drejtësisë, seanca në GJKKO dhe padia kundër emërimit të prokurorit Dado

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe 29 personave të tjerë të përfshirë në të njëjtën çështje.

Veliaj nuk ishte i pranishëm fizikisht, duke u përfaqësuar nga avokati i tij, Plarent Ndreca, ndërsa disa të pandehur, përfshirë Elman Abule dhe Fatjon Baci, morën pjesë në sallë.

Seanca pritet të vijojë me shqyrtimin e provave dhe dëgjimin e palëve, në një proces me rëndësi të lartë për drejtësinë dhe opinionin publik.

Në të njëjtën ditë, Veliaj do të jetë personalisht në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, ku do të shqyrtohet padia e tij kundër prokurorit të SPAK, Ols Dado.

Kryebashkiaku kërkon shpalljen të pavlefshëm të emërimit të Dados në vitin 2008, duke argumentuar se ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës në momentin e dekretimit, dhe për pasojë, masat penale të ndërmarra ndaj tij mbështeten mbi një akt juridik të pavlefshëm.

Vendimi i dy gjykatave pritet të ketë ndikim të gjerë në interpretimin e ligjshmërisë së emërimeve në sistemin e drejtësisë dhe në standardet e ushtrimit të funksioneve publike në Shqipëri.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)