Adresimi i boshllëqeve ligjore, ministri Gogu pret kreun e SPAK

Ministri Gogu vuri në pah se një nga prioritetet kryesore do të jetë adresimi i boshllëqeve ligjore, përfshirë çështje të statusit të prokurorëve.

03.04.2026. 10:35

Adresimi i boshllëqeve ligjore, ministri Gogu pret kreun e SPAK

Ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, zhvilloi një takim me drejtuesin e SPAK, Klodjan Braho, ku diskutuan mbi mënyrat për të përmirësuar funksionimin e sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

Gjatë bisedës, u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në fusha kyçe, përfshirë përmirësimin e kuadrit ligjor, forcimin e kapaciteteve institucionale, mbështetjen infrastrukturore dhe rritjen e efikasitetit të sistemit të drejtësisë.

Ministri Gogu vuri në pah se një nga prioritetet kryesore do të jetë adresimi i boshllëqeve ligjore, përfshirë çështje të statusit të prokurorëve, kompetencat proceduriale dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.

Ai e cilësoi SPAK-un si një institucion kyç në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, duke lidhur rolin e tij me forcimin e shtetit të së drejtës dhe avancimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Ministri nënvizoi se bashkëpunimi me SPAK dhe institucionet e tjera të drejtësisë do të zhvillohet në respekt të ndarjes së pushteteve dhe pavarësisë së institucioneve, me qëllim krijimin e një sistemi drejtësie më funksional, më të besueshëm dhe më efikas për qytetarët.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)