Qëlloi me shishe uji Taulant Ballën, Etika ndëshkon Flamur Nokën

Pas përplasjeve të ashpra gjatë seancës së fundit të Kuvendit, Sekretariati i Etikës ka marrë vendime disiplinore ndaj disa deputetëve, duke përfshirë përjashtime të përkohshme dhe falje për shkelje të tjera.

07.04.2026. 14:31

Qëlloi me shishe uji Taulant Ballën, Etika ndëshkon Flamur Nokën

Pas përplasjeve të ashpra gjatë seancës së fundit të Kuvendit, Sekretariati i Etikës ka marrë vendime disiplinore ndaj disa deputetëve, duke përfshirë përjashtime të përkohshme dhe falje për shkelje të tjera. Flamur Noka dhe Elda Hoti do të qëndrojnë jashtë punimeve për 20 dhe 10 ditë përkatësisht, ndërsa Taulant Balla dhe Albana Vokshi janë falur.

Incidenti ndodhi gjatë një seance ku kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, kërkoi një pushim pesë minutësh dhe transmetimi i seancës u ndërpre. Noka qëlloi me shishe drejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, duke i thënë se “do ta rripte si kec.” Elda Hoti ndërhyri duke i marrë kartën e deputetit Bora Muzhaqit për të ndërprerë fjalën e tij, ndërsa Vokshi pati një përplasje verbale me të njëjtin deputet.

Pas incidentit, Partia Socialiste kërkoi përjashtimin e Nokës për 60 ditë dhe të Hotit dhe Vokshit për 30 ditë, ndërsa Partia Demokratike kundërpërgjigjej me kërkesa për përjashtimin e Ballës për 60 ditë. Megjithatë, Sekretariati i Etikës ka vendosur masa më të lehta, duke marrë parasysh përshkallëzimin e situatës dhe rrethanat e përplasjes.

Përplasjet nisën kur Balla kërkoi një minutë heshtje për masakrën e 2 prillit, që sipas opozitës u konsiderua si provokim. Gjatë debatit, fjalët e ashpra dhe kërcënimet ndaj deputetëve të opozitës nxiti reagime të forta, duke përfshirë thirrje për të mos përmendur fëmijët dhe akuza për mungesë integriteti.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)