Gjykata e Lartë ka vendosur të mos ndryshojë masën e sekuestros ndaj pasurive të Jamarbër dhe Argita Malltezit, duke i dhënë një tjetër goditje përpjekjes së tyre për të rifituar kontrollin mbi pronat.
Në vendimin e saj, gjykata ka rrëzuar kërkesën e çiftit për heqjen e sekuestros, duke lënë në fuqi masën e vendosur më herët ndaj pasurive në fjalë.
Po ashtu, është refuzuar edhe kërkesa për kthimin e të ardhurave nga qiratë, të cilat gjatë periudhës së sekuestrimit janë administruar nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara.
Ky vendim mbyll për momentin një tjetër përpjekje ligjore të Malltezëve për të çliruar pasuritë dhe për të rikthyer përfitimet financiare prej tyre.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)