Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ngriti edhe njëherë shqetësime të forta lidhur me të ardhmen e Portit të Durrësit gjatë një takimi me departamentin “Brain Gain” në PD, duke e cilësuar këtë çështje si një nga më strategjiket për vendin.
Berisha kritikoi ashpër projektin dhe zhvillimet aktuale rreth portit, duke paralajmëruar se ai rrezikon të humbasë funksionin e tij strategjik.
Në fund të deklaratës, Berisha hodhi akuza për korrupsion ndaj qeverisë, duke pretenduar se interesa kriminale dhe abuzime financiare po rrezikojnë një nga asetet më të rëndësishme kombëtare.
“Ju kujtohet se çfarë kundërshtie pati për ndërtimin e Rrugës së Kombit, e cila haptas, mund të thuhej se ndryshon gjeostrategjinë e porteve të rajonit. Përgjigja ime ishte e prerë, qëllimi im është gjeostrategjia e Shqipërisë. Nuk kam qëllim të dëmtoj asnjë port tjetër, por kam qëllim të shfrytëzoj në maksimum pozicionin gjeografik të brigjeve shqiptare në raport me rajonin.
Në këtë kuadër, pra është normale dhe e domosdoshme që porti të konsiderohet si një aset i një rëndësie strategjike shumë të madhe.
Si një hub, si një nyje, zhvillim me rëndësi të jashtëzakonshme për zhvillimin e transportit, për rritjen e madhe të peshës së brigjeve shqiptare, gjireve shqiptare, në transportin ujor ndërkombëtar.
Çfarë ndodh?
Në mënyrë të papritur dhe jashtë çdo lloj përfytyrimi del një ditë prej ditësh Edi Rama dhe u thotë shqiptarëve se në portin e Durrësit do të ndërtojë Dubain e 1001 netëve. Do të zhduk portin e Durrësit. Do ta shtrojë në një port marine, ku do ndërtojnë në trojet publike të atij porti 12.000 apartamente, 12.600 apartamente, 6 hotele me pesë, gjashtë yje, pishina të standardeve më të larta dhe një marinë për 200 jahte.
Dhe do ndërtojë një port tjetër në Porto Romano, i cili do të ndërtohet nga, do të ndërtohet nga privati. Cilido që njihet me këtë projekt konstaton se qytetarëve shqiptarë po ju plaçkitet pasuria publike numër një. Nuk kemi asnjë pasuri tjetër publike ne që të kapë vlerën e portit të Durrësit.
Me trullin, me investimet e bëra, me kalatat, me të gjitha e të gjitha, ajo është pasuria publike numër një e shqiptarëve. Është më shumë se kaskada e Drinit. Dhe tani kjo asgjësohet. Asgjësohet. Po të ndalemi këtu. Që mund të ndërtosh një port tjetër më të madh se porti i Durrësit, kjo është normale dhe mund ta mund ta ndërtosh atë aty ku vendos.
Portet ndërtohen, thellimet realizohen, të përmasave që do, kjo është tashmë praktikë e njohur. Por, çfarë zbulojmë tani? Zbulojmë që porti i parashikuar për t'u për ndërtim, që duhet të ishte porti i thellë i i të gjithë rajonit, do të ishte vetëm 1/4 e kapacitetit të portit të Durrësit. A mund t'i imagjinojë kush?
Do të ishte fiks 1/4. Do të jetë 1/40 e Pireut. Do të jetë 1/8 e Selanikut. Faktikisht do të jetë Shqipëria pa port. De facto, kjo është, Shqipëria humbet portin e saj kryesor dhe ndërton një port kioskë sa 1/4 e tij. Nga një anë Edi Rama krijon Dubain e 1001 netëve, bëhet super miliardieri i rajonit dhe i Europës me paratë e Frank Çopjas dhe të Çopjave dhe të Troplinëve, se aty shqiptarët duhet ta dinë, se Alabbar me kontratë investon gjithsej 70 milionë euro.
Të gjitha të tjerat i investojnë kartelet e drogës. Kartelet e drogës pra plaçkitin pasurinë më të madhe publike të shqiptarëve, portin e Durrësit. Tani, të shkojmë pak më tutje. Në deklaratën e tij për ndërtimin e portit, Edi Rama u tha shqiptarëve se porti i ri do ndërtohet nga privati.
Ata privatët e Edi Ramës janë bota e nëndheshme. Ata japin paratë për apartamente, por nuk japin paratë për ndërtimin e porteve”, tha Berisha.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)