“Për votën e lirë dhe kundër varfërimit”, Berisha thirrje për protestën kombëtare të 8 majit

Në deklaratën e bërë, ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të ndikohen nga propaganda anti-opozitare dhe manipulimi i opinionit publik.

25.04.2026. 14:17

“Për votën e lirë dhe kundër varfërimit”, Berisha thirrje për protestën kombëtare të 8 majit

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës kombëtare të paralajmëruar për datën 8 maj, duke e cilësuar atë si një reagim për mbrojtjen e votës së lirë dhe kundër varfërimit të qytetarëve. Në deklaratën e bërë, ai theksoi se shqiptarët nuk duhet të ndikohen nga propaganda anti-opozitare dhe manipulimi i opinionit publik.

“Të ngrihemi fuqishëm në protestën e 8 majit, por para së gjithash të ngrihemi fuqishëm mbi murin e propagandës së mashtrimit dhe trillimit që Rama montoi me mafian e fjalës së lirë. Kjo mafie 24 orë në 24, në 7 ditë të javës, përpiqet të manipulojë të vërtetat dhe të trillojë shpifje për PD-në dhe opozitën”, u shpreh Berisha.

Ai shtoi se protesta nuk ka si qëllim marrjen e pushtetit për Partinë Demokratike apo për të personalisht, por mbrojtjen e demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të votuar lirshëm. “Nuk protestohet për pushtetin e PD dhe Berishës, por për votën e lirë të shqiptarëve dhe kundër varfërimit të vazhdueshëm”, deklaroi ai.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)