Droni amerikan 200 milionë dollarësh zhduket mbi Hormuz
Ende mbetet e paqartë nëse rrëzimi është shkaktuar nga një sulm i mundshëm iranian apo nga një defekt teknik.
18:17 1 ditë më parë11.04.2026.
AutoriMund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që tronditi opinionin publik në verën e vitit 2025.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që tronditi opinionin publik në verën e vitit 2025.
Vendimi i GJKKO-së konfirmon qëndrimin në qeli për Petrit Çakrajn dhe vëllezërit Aleksandër, Kristi dhe Fatjon Bushgjokaj, pasi gjykata vlerësoi se nuk ekziston asnjë shkak ligjor për ndryshimin e masës së sigurisë.
Sipas dosjes hetimore, ngjarja ka ndodhur më 8 korrik 2025, kur i riu nga fshati Zenisht i Matit u zhduk teksa po kthehej në banesë me automjetin e familjes. Fillimisht, familjarët ngritën alarmin në polici pasi ai nuk u kthye në shtëpi, ndërsa dyshimet u shtuan pas një telefonate që sinjalizonte praninë e automjetit të tij të ndaluar në rrugë, përballë një fuoristrade me drita të forta.
Pas kërkimeve, trupi i pajetë i 23-vjeçarit u gjet në bregun e liqenit të Shkopetit, ndërsa automjeti kishte përfunduar në ujë. Ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se shkaku i vdekjes ishte asfiksia, si pasojë e shtrëngimit me litar në pjesën e fytit.
Zbulimi i kësaj ngjarjeje çoi në intensifikimin e hetimeve nga policia e Matit dhe strukturat e tjera ligjzbatuese, duke çuar në arrestimin e katër të dyshuarve që tashmë do të vijojnë të qëndrojnë në burg me vendim të konfirmuar nga gjykata.
Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit po rishikohet, ndërsa qeveria shqiptare thekson se investimi do të ketë më pak ndërtime dhe një qasje më të orientuar drejt kulturës dhe artit.
17:07 56 min më parë13.04.2026.
Autori
Në të njëjtën deklaratë, kreu i qeverisë ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë kohës së qeverisjes së tij.
16:05 1 h më parë13.04.2026.
Autori
Pasi e mbajtën peng dhe e dhunuan, autorët e liruan në mëngjes me kushtin që të siguronte shumën e kërkuar. Ndërtuesi i denoncoi menjëherë në polici.
15:32 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas kreut të PD-së, situata politike dhe ekonomike në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm”, për shkak të qeverisjes aktuale.
15:13 2 h më parë13.04.2026.
Autori
Synimi është koordinim më i mirë të aktiviteteve dhe hartimi i një agjende vjetore konkrete në funksion të prioriteteve kombëtare.
14:55 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Tre persona dyshohet se më 31 mars 2026 kanë rrëmbyer me forcë një 32-vjeçar, duke e transportuar në një ambient privat në Xhafzotaj.
14:34 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Sipas burimeve hetimore, dy bashkëpunëtorët kanë rrëfyer episode të reja mbi funksionimin e grupit dhe rolet e anëtarëve në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Deri më tani, në kuadër të tre procedimeve penale, janë identifikuar të paktën 15 persona të dyshuar si pjesë e këtij rrjeti.
14:17 3 h më parë13.04.2026.
Autori
Ngjarja e rëndë ndodhi në shkurt të vitit 2025 në kryeqytet, sipas autoriteteve shqiptare, Alwan akuzohet për vrasjen e vajzës në rrethana të rënda.
14:00 4 h më parë13.04.2026.
Autori
Kreu i demokratëve vlerësoi vendimin e qytetarëve hungarezë, që votuan masivisht për alternativën e re politike, duke nxjerrë në opozitë partinë e cila qëndroi për 16 vite në pushtet.
13:06 4 h më parë13.04.2026.
Autori
Komente (0)