“Penalltitë në Kavajë i gjuan kali”, gjendja katastrofike e stadiumit “Besa”
Deputeti Taulant Balla tregoi gjendjen e rrënuar të impiantit, më 9 maj 2025 FSHF prezantoi projektin fitues për ndërtimin e impiantit modern të kategorisë 4 të UEFA-s.
Fushë e shkatërruar, si edhe tribunat dhe rrethimi i rrënuar. Kjo është gjendja aktuale e stadiumit “Besa” në Kavajë. Deputeti socialist Taulant Balla ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga impianti i degraduar, duke ngritur shqetësimin për vonesat në projektin e rikonstruksionit të tij.
Balla shkruan se nuk dihet se ku ka ngecur projekti, por thekson se qyteti me traditë në futboll e meriton një stadium të ri. “Nuk e di ku ka ngecur projekti i stadiumit të Besës, por di që ky qytet me traditë në futboll e meriton me patjetër. Besa bën 101 vite këtë vit. Kam qenë në dhjetor në prezantimin e projektit,” shkruan ai.
Deputeti socialist shkruante me ironi se “kali do vazhdojë të gjuajë penalltitë edhe vitin tjetër”, duke iu referuar gjendjes së terrenit aktual. Rreth një vit më parë, ishte publikuar si do të ndryshonte impianti.
Më 9 maj 2025, Federata Shqiptare e Futbollit prezantoi projektin fitues për ndërtimin e stadiumit të ri në Kavajë, në bashkëpunim me Bashkinë e qytetit dhe studion arkitekturore “Focus Architecture”. Sipas projektit, stadiumi i ri do të jetë një impiant modern i kategorisë 4 të UEFA-s, duke përmbushur standardet më të larta ndërkombëtare dhe duke mundësuar zhvillimin e ndeshjeve edhe në nivel europian.
Foto: FSHF
Përveç funksionit sportiv, projekti parashikonte edhe hapësira për komunitetin, të cilat do të përdoren për aktivitete publike dhe sociale. Autoritetet theksonin se investimi synon të kthejë stadiumin në një qendër të rëndësishme sportive dhe sociale për qytetin e Kavajës, duke vendosur një standard të ri për infrastrukturën në qytetet shqiptare.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një zakon i vogël në mëngjes mund të bëjë diferencë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, pirja e një gote uji menjëherë pas zgjimit ndihmon trupin të përgatitet për ditën dhe mund të ulë rrezikun e problemeve kardiovaskulare.
16-vjeçari është transportuar me urgjencë në spital ku mjekët konstatuan helmim të rëndë nga hidrokarburet, pasi ai kishte konsumuar vaj motori të përzier në pije.
Bylisi dhe Dinamo kanë ndarë pikët në një barazim 1-1 këtë të hënë. Bylisi e nisi më mirë takimin dhe kaloi në avantazh në minutën e 9-të, kur Kamara shfrytëzoi një rivënie anësore të Përndrecës dhe dërgoi topin në rrjetë.
Sipas shumë tifozëve dhe analistëve, ky gol është një nga më të bukurit e sezoneve të fundit dhe nëse nuk fiton çmimin e “Golit të Vitit”, atëherë do të ishte një “vjedhje” e vërtetë.
Sulmuesi i Berekum Chelsea, Dominic Frimpong është qëlluar për vdekje gjatë një grabitjeje, teksa skuadra po kthehej nga një ndeshje e kampionatit kundër Samartex.
Situata e tensionuar ka vijuar edhe jashtë stadiumit, ku një grup tifozësh të Vllaznisë u afrua pranë daljes së sektorit të tifozëve miq, por ndërhyrja e policisë shmangu përplasjen.
Me këtë fitore, ekipi i drejtuar nga Martini forcon pozitat në krye të renditjes, duke arritur në 59 pikë dhe duke mbajtur një diferencë prej 5 pikësh nga ndjekësja Egnatia.
Kjo fitore e ngjit Tiranën në kuotën e 31 pikëve, në vendin e tetë, me pikë të barabarta me Vorën e vendit të shtatë, duke mbajtur gjallë shpresat për qëndrim në elitë.
Me dy golat e realizuar në përballjen ndaj Rayo Vallecano, Muriqi arriti në kuotën e 55 golave me fanellën e Majorka-s, duke lënë pas legjendën kamerunase Samuel Eto’o, i cili për vite me radhë mbante këtë rekord.
Takimi, i zhvilluar në stadiumin “Adush Muça”, u shoqërua me përplasje mes lojtarëve në fushë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të policisë për të qetësuar situatën.
Komente (0)