Fluksi i kthimit pas festave të Pashkëve ka sjellë radhë të gjata në pikën kufitare të Kapshticës, ku emigrantët po rikthehen drejt Greqisë.
Gjatë orëve të fundit, lëvizja e shtuar e automjeteve ka krijuar radhë që shkojnë mbi 1 kilometër, duke vështirësuar qarkullimin në dalje nga territori shqiptar. Emigrantët që kishin ardhur për të festuar pranë familjeve në vendlindje, tashmë po kthehen në vendet ku jetojnë dhe punojnë.
Sipas të dhënave nga pika kufitare, pala shqiptare po operon me kapacitet të plotë, duke përdorur 5 sportele në dalje për përpunimin e qytetarëve. Nga ana tjetër, pala greke po punon me 6 sportele në hyrje, për të përballuar fluksin e shtuar.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)