Presidenti Begaj në Samitin e Diasporës: Shqiptaria është një zemër që rreh kudo në botë
Samiti i katërt i Diasporës ka nisur në Tiranë, duke mbledhur personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa në qendër të mesazhit qëndroi roli i shqiptarëve jashtë vendit si faktor kyç për zhvillimin dhe integrimin europian.
Samiti i katërt i Diasporës ka nisur në Tiranë, duke mbledhur personalitete nga fusha të ndryshme, ndërsa në qendër të mesazhit qëndroi roli i shqiptarëve jashtë vendit si faktor kyç për zhvillimin dhe integrimin europian.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në fjalën hapëse theksoi rëndësinë e diasporës shqiptare, duke e cilësuar atë si një forcë të pazëvendësueshme për të ardhmen e vendit. Ai nënvizoi se shqiptaria nuk kufizohet brenda territorit të Shqipërisë, por shtrihet kudo ku jetojnë shqiptarë.
“Shqipëria dhe shqiptaria nuk mbaron aty ku mbarojnë kufijtë tanë. Ajo është një zemër që rreh kudo ku ka një shqiptarë”, u shpreh Begaj, duke shtuar se diaspora sot përfaqëson një ndikim global, nga fusha e inteligjencës artificiale, te institucionet ndërkombëtare dhe universitetet më prestigjioze.
Foto: LSA
Kreu i shtetit theksoi gjithashtu se marrëdhënia me diasporën ka hyrë në një fazë të re, ku ajo nuk shihet më vetëm si burim remitancash, por si një partner i vërtetë zhvillimi. Sipas tij, shqiptarët jashtë vendit janë “ambasadorët më të mirë” të vendit dhe një mbështetje e rëndësishme në rrugën drejt integrimit europian.
Begaj vuri në dukje se Shqipëria ndodhet në një moment kyç, duke qenë më pranë se kurrë anëtarësimit në Bashkimin Europian, dhe se diaspora luan një rol të rëndësishëm në këtë proces. Ai theksoi se tashmë edhe e drejta e votës për diasporën është bërë realitet, duke e forcuar më tej lidhjen mes shtetit dhe bashkatdhetarëve jashtë vendit.
Gjatë samitit, Presidenti Begaj ka dekoruar gjithashtu disa personalitete të shquara të diasporës shqiptare, mes tyre ish-kapitenin e Kombëtares, Lorik Cana, si dhe figura të njohura nga fusha e shkencës dhe shëndetësisë.
Foto: LSA
Samiti i Diasporës do të vijojë për disa ditë me panele diskutimi që trajtojnë çështje të zhvillimit, bashkëpunimit dhe rolit të diasporës në rajon dhe më gjerë, duke synuar forcimin e lidhjeve mes shqiptarëve kudo në botë.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Një zakon i vogël në mëngjes mund të bëjë diferencë të madhe për shëndetin. Sipas mjekëve, pirja e një gote uji menjëherë pas zgjimit ndihmon trupin të përgatitet për ditën dhe mund të ulë rrezikun e problemeve kardiovaskulare.
Ndërtesa nuk është thjesht një pasuri luksoze, por një objekt me histori shekullore, pasi në të ka jetuar në rini edhe Karol Wojtyla, i cili më vonë u bë Papa Gjon Pali II.
Akuza të forta ndaj qeverisë dhe thirrje për mobilizim qytetar u artikuluan nga Partia Demokratike gjatë Foltores së mbajtur para Kryeministrisë, ku në qendër të fjalës ishte sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.
Projekti për zhvillimin e ishullit të Sazanit po rishikohet, ndërsa qeveria shqiptare thekson se investimi do të ketë më pak ndërtime dhe një qasje më të orientuar drejt kulturës dhe artit.
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur të lërë në fuqi masën e sigurisë “arrest në burg” për katër të dyshuarit për rrëmbimin dhe vrasjen e 23-vjeçarit Renis Dobra, një ngjarje që tronditi opinionin publik në verën e vitit 2025.
Në të njëjtën deklaratë, kreu i qeverisë ka falënderuar edhe ish-kryeministrin Viktor Orbán, duke vlerësuar bashkëpunimin e zhvilluar gjatë kohës së qeverisjes së tij.
Sipas kreut të PD-së, situata politike dhe ekonomike në Shqipëri është drejt përkeqësimit dhe se vendi ndodhet në një “udhëkryq gjithnjë e më të rrezikshëm”, për shkak të qeverisjes aktuale.
Komente (0)