Napoli ka triumfuar bindshëm ndaj Cremoneses me rezultatin 4-0, në ndeshjen hapëse të javës së 34-t të Serie A. Suksesi i të kaltërve ka shtyrë automatikisht festën e mundshme të titullit për Interin, i cili nuk mund të shpallet kampion në këtë raund.
Skuadra e Antonio Contes e zhbllokoi takimin që në minutën e 3-të me McTominay, duke u rikthyer te fitorja pas hapave fals kundër Parmës dhe Lazios. Napoli e mbylli praktikisht ndeshjen në fundin e pjesës së parë, fillimisht me autogolin e Terraçianos pas një goditjeje të Hojlund, dhe më pas me golin e Kevin De Bruyne, rrjeta e parë me aksion me fanellën e napolitanëve.
Në fillim të pjesës së dytë, Alisson realizoi golin e katërt, duke vulosur “pokerin” e të kaltërve. Në minutën e 83-të, McTominay pati mundësinë të shënonte dopietë, por gaboi një penallti, duke humbur shansin për ti rritur shifrat në 5-0. Pas kësaj fitoreje, Napoli konsolidon vendin e dytë në renditje me 69 pikë, ndërsa Cremonese me 28 pikë mbetet në zonën e rënies, e treta nga fundi.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Nuk është hera e parë që kërkohet transmetim i drejtpërdrejtë i seancave gjyqësore në procese të profilit të lartë, një kërkesë e ngjashme është bërë më herët edhe nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj.
Zhvillimet e fundit në teknologjinë ushtarake po ndryshojnë mënyrën se si përballen kërcënimet ajrore, ndërsa Shtetet e Bashkuara po testojnë një sistem të ri të quajtur “Leónidas”, i cili përdor impulsi elektromagnetike për të neutralizuar dronët.
Media greke Protothema duke cituar burime nga Ministria e Jashtme raporton se Athina distancohet qartë nga deklaratat e Ramës rreth konsultimeve të supozuara të avancuara mbi kufirin detar me Greqinë, duke mohuar narrativën rreth një marrëveshjeje mbi një kërkesë të përbashkët drejtuar Hagës.
Protagonist absolut i takimit ishte portieri Dani Cárdenas, i cili jo vetëm që shpëtoi skuadrën në fushë, por edhe ndërhyri për të rregulluar vetë portën para nisjes së pjesës së dytë.
Barazim 1-1 në fushën e Betis. Nëse fitojnë ndaj Getafe, katalanasit kanë mundësinë të shkëputen në 11 pikë në renditje, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në fund të kampionatit.
Në ndeshjen vendimtare për medaljen e artë, ai do të përballet me Bashir Magomedov, në një duel që pritet me interes të madh dhe që do të zhvillohet të shtunën.
Tensionet mes tyre kishin nisur prej kohësh, por situata u rëndua veçanërisht pas merkatos së janarit, ku mosmarrëveshjet për menaxhimin e ekipit dhe çështje të tjera brenda klubit krijuan përplasje të vazhdueshme.
Guardiola ka edhe një vit kontratë me Manchester City-n, por në Spanjë po qarkullojnë lajme se 55-vjeçari po shqyrton një lëvizje që e çon në Itali, aty ku do t’i besohet drejtimi i ekipit kombëtar.
Pista në anën aziatike të Stambollit është e aksesueshme për pilotët dhe tifozët, por për herë të fundit ka pritur një garë të Formula 1 në vitin 2021 si zëvendësim gjatë pandemisë COVID-19.
Nuk ka kufij për çmimet në tregun sekondar të biletave, por FIFA përfiton komision prej 15% si nga blerësi ashtu edhe nga shitësi, që do të thotë se për këto bileta komisioni është rreth 690 mijë dollarë.
Sipas ministrit, në disa raste shpërblimet mund të rriten ndjeshëm në varësi të suksesit sportiv, duke synuar një sistem më të diferencuar dhe më motivues për atletët shqiptarë.
Komente (0)