Zbulohet identiteti i Satoshi Nakamoto, babai i Bitcoin nuk është më mister

Hetimi bazohet në analizën e e-maileve të vjetra, mesazheve dhe veçorive të stilit të shkrimit, ku përfshihen përdorimi jo konvencional i shenjës së vizës dhe tiparet e shkrimit britanik.

09.04.2026. 15:10

Zbulohet identiteti i Satoshi Nakamoto, babai i Bitcoin nuk është më mister

Një investigim i fundit i “New York Times” ka rikthyer diskutimin mbi identitetin e krijuesit të Bitcoin, Satoshi Nakamoto. Sipas gazetës, një nga kandidatët kryesorë për të qenë pas pseudonimit mund të jetë Adam Back, kriptografi britanik dhe figurë qendrore në zhvillimin e teknologjive blockchain dhe të kriptomonedhave.

Hetimi bazohet në analizën e e-maileve të vjetra, mesazheve dhe veçorive të stilit të shkrimit. Aty përfshihen përdorimi jo konvencional i shenjës së vizës dhe tiparet e shkrimit britanik. Sipas autorëve, këto elemente lidhnin Back me pseudonimin Satoshi Nakamoto.

Megjithatë, Adam Back ka mohuar gjithmonë çdo lidhje me identitetin e Satoshi-t. Ai e ka konfirmuar publikisht në rrjetin X se nuk është krijuesi i Bitcoin, duke theksuar se roli i tij mbetet në fushën e kriptografisë dhe mbrojtjes së privatësisë online, pa pasur ndonjë përfshirje direkte në origjinën e kriptomonedhës.

Pavarësisht teorive të shumta dhe spekulimeve, identiteti i Satoshi Nakamoto mbetet një nga misteret më të mëdha në botën e kriptomonedhave. Satoshi konsiderohet gjithashtu si një nga personat më të pasur në botë. Rezervat e Bitcoin që i atribuohen atij vlerësohen në rreth 73 miliardë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)