Presidenti amerikan Donald Trump ka paditur të mërkurën bankën JPMorgan Chase & Co. dhe CEO-n e saj, Jamie Dimon, duke kërkuar të paktën 5 miliardë dollarë, për shkak të asaj që ai e quan goditje politike, mbylljen e llogarive të tij bankare që kishte për dekada të tëra për arsye ideologjike. Padia, e dorëzuar në gjykatën shtetërore të Miami-Dade, përfshin akuza për shpifje tregtare, shkelje të besimit dhe shkelje të ligjit të Floridës për praktikat e padrejta dhe mashtruese në treg, shkruan Newsmax.
Trump pretendon se banka i dha vetëm 20 ditë kohë për të mbyllur llogaritë e tij, një veprim që sipas tij pasqyron diskriminim politik. Në reagim, JPMorgan tha se padia nuk ka bazë dhe se banka nuk i mbyll llogaritë për arsye politike apo fetare. Një zëdhënës i JPMorgan deklaroi: “Ne respektojmë të drejtën e Presidentit për të na paditur dhe të drejtën tonë për të mbrojtur veten, për këtë janë gjykatat. Shpesh, llogaritë mbyllen për shkak të rrezikut ligjor ose rregullator, jo për arsye politike.”
Ky rast vjen si pjesë e fushatës më të gjerë të Trump kundër praktikave refuzimit nga bankat, ndërsa ato po përballen me shqyrtime të rritura për ndikimin e pikëpamjeve politike në aksesin ndaj shërbimeve financiare. JPMorgan ka deklaruar se vitin e kaluar po përballet me hetime dhe veprime ligjore lidhur me këtë çështje.
Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:
Mund ta shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans nga Google Play dhe App Store.
Komente (0)