Ndyshime në ushtrinë amerikane, Hegseth kërkon dorëheqjen e Shefit të Shtabit

Ky zhvillim është pjesë e një vale më të gjerë shkarkimesh në Pentagon, ku që nga marrja e detyrës, Hegseth ka larguar më shumë se një duzinë oficerësh të lartë.

Burimi: BBC

03.04.2026. 07:59

Ndyshime në ushtrinë amerikane, Hegseth kërkon dorëheqjen e Shefit të Shtabit

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth i ka kërkuar dorëheqjen e Shefit të Shtabit të Ushtrisë amerikane, Randy George, duke shënuar një tjetër ndryshim të rëndësishëm në drejtimin ushtarak të SHBA-së.

Sipas një deklarate zyrtare nga Pentagoni, George do të dalë menjëherë në pension nga posti i tij si shefi i 41-të i Shtabit të Ushtrisë.

Vendimi vjen në një moment të ndjeshëm, ndërsa presidenti Donald Trump ka deklaruar se lufta SHBA-Izrael me Iranin pritet të përfundojë së shpejti. Ende nuk janë dhënë arsye të qarta për largimin e George, i cili ishte emëruar në këtë detyrë në vitin 2023 nga ish-presidenti Joe Biden dhe kishte një mandat katërvjeçar.

George ka një karrierë të gjatë ushtarake, duke shërbyer si oficer këmbësorie në Luftën e Parë të Gjirit si dhe në konfliktet në Irak dhe Afganistan. Një zyrtar i lartë i mbrojtjes, i paidentifikuar, u shpreh se vendimi lidhet me nevojën për një ndryshim drejtimi në ushtri.

Në vend të tij, detyrën e përkohshme do ta marrë Christopher LaNeve, aktualisht zëvendësshef i Shtabit, i cili është vlerësuar si një lider me përvojë të gjerë në operacione ushtarake.

Ky zhvillim është pjesë e një vale më të gjerë shkarkimesh në Pentagon, ku që nga marrja e detyrës, Hegseth ka larguar më shumë se një duzinë oficerësh të lartë, përfshirë drejtues të marinës dhe forcave ajrore, duke sinjalizuar një ristrukturim të thellë në komandën ushtarake amerikane.

Shkarkoni aplikacionin Newsmax Balkans:

Komente (0)